E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktorja seksi ndër vite

Sonte festohet dita e falënderimeve dhe është një datë e veçantë në mënyrë speciale për Scarlett Johansson e cila sot mbushi 28 vjet.

Ky fundvit do të përmbyll një vitë të suksesshëm për aktoren e bukur e cila ka qenë shumë e zënë me filmat si “The Avengers” dhe “Hitchcock”. Ajo u nda me të dashurin Nate Naylor por nuk qëndroi shumë gjatë në marketin e beqarëve.

Thashethemet e fundit thonë se ajo ka nisur një romancë me gazetarin francez Romain Duriac.

Në ditëlindjen e saj, ne jemi munduar të sjellim disa foto të saj ku duket e ëmbël dhe seksi të bëra përgjatë viteve. Scarlett ka qenë aktive në industrinë e kinematografisë që nga mosha 10 vjeçare, prej debutimit të saj në vitin 1994 në filmin “North”.

Ajo ka aktruar përkrahë yjeve të mëdhenj të Hollywood-it, është emëruar si femra më seksi e gjallë nga “Esquire” në vitin 2006.

Nga ky epitet nuk është larguar as këtë vit.
Ja disa nga fotot më të bukura të saj ndër vite. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›