Kundërpërgjigjet PD: Mallkimi nuk ndryshon zgjedhjet
“Pas anatemimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të zgjedhur me konsensusin e të gjitha palëve, presionit dhe paragjykimit të Kolegjit Zgjedhor, ai bëri të ditur se nuk ka ndërmënd të njohë rezultatin e zgjedhjeve e as të pranojë humbjen. Madje Z.Rama, i cili dukej thellësisht i rrënuar psikollogjikisht deklaroi se do ti padisë komisionerët e tij socialist”-tha zëdhënësja Erla Mëhilli.
Ajo tha se trillimet dhe mallkimet janë të pafuqishme për të ndryshuar rëzultatin e zgjedhjeve. “Je ti ai që mori mandatin e Fierit me vota dhe kuti të pavlefshme. Kutitë e Beratit, Shkodrës apo Tiranës nuk janë si kutitë e Fierit z.Rama. Ato janë të numëruara, të certifikuara dhe të shpallura tashmë”-vijon deklarata.
Ndryshe, Partia Demokratike ka deklaruar mbetet e hapur për sa i përket bashkëpunimit me Partinë Socialiste në të ardhmëen.“Qëndrimi i Kryeministrit Berisha ka qenë dhe mbetet i hapur, natyrisht problematika jote personale nuk është axhendë e Kryeministrit. Bashkëpunimi ndërmjet forcave politike është një trazhgimi e çmuar dhe një investim që nuk mund të nëpërkëmbet nga askush, ku edhe vetë z.Rama ka aksionet e tij. Ky është një proces që diktohet nga interesat e vendit dhe jo nga dëshirat, inatet individuale apo rezultatet dëshpëruese të zgjedhjeve”-tha më tej Mëhilli.