Rama: S’tërhiqemi pa zbardhur krimin e 28 qershorit
18/07/2009 Kreu socialist rithekson qëndrimin e PS-së
“Ne nuk kemi ndër mend të tërhiqemi asnjë milimetër nga detyrimi ynë për ta zbardhur krimin elektoral të 28 qershorit”, - ky ka qenë qëndrimi i radhës i kreut socialist Edi Rama. Por një qëndrim i tillë u zgjodh jo rastësisht të deklarohej gjatë ditës së djeshme. Kjo pasi dy ditë më parë anëtari i kryesisë së kësaj partie Ben Blushi lëshoi një deklaratë të fortë ndaj kreu socialist, ku theksonte faktin se PS-ja ka humbur betejën e 28 qershorit. Për më tepër, duke e cilësuar si një humbje të projektit të kreut Rama, ai në mënyrë indirekte kërkoi largimin e këtij të fundit nga drejtimi i PS-së. Por duke zgjedhur që të mos replikojë publikisht me Blushin, e për më tepër për t’i treguar se është ende në krye të selisë rozë, Rama doli dje në një konferencë për shtyp, duke u ndalur pikërisht te procesi zgjedhor dhe qëndrimet e mbajtura mbi ankimimet e PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Njëkohësisht Rama lëshoi një apel, por kësaj radhe jo më për KQZ-në, por për Kolegjin Zgjedhor, pasi tashmë do të jetë kjo instancë që do të gjykojë e do të vlerësojë kontestimet e ardhura nga selia rozë mbi këtë proces. “Vazhdon maskarada e KQZ-së, vazhdon pengmarrja e zgjedhjeve, vazhdon farsa e kryeministrit në detyrë, që bën sikur ecën pa paterica, që rrit taksa e inauguron rrugë të pambuluara me financime, duke thelluar gropën e buxhetit të shtetit, ndërkohë që kriza ekonomike po troket fort në derë dhe gjendja e demokracisë në Shqipëri është përditë e më dramatike”, - u shpreh Rama gjatë fjalës së tij sa i takon kësaj çështjeje. Kësisoj, kryetari i PS-së ka vënë edhe një herë në dukje anët negative të këtyre dy institucioneve. Pikërisht për këtë arsye Rama deklaroi prerë se nuk do të heqë dorë deri në zbardhjen e plotë të çdo vote. “Angazhimi ynë për të konsumuar deri në fund hallkat ligjore të një procesi tërësisht të degjeneruar është i plotë dhe pavarësisht abuzimit të skajshëm të KQZ-së me ligjin zgjedhor e me të drejtën tonë të padiskutueshme për hapjen e kutive në Berat, Tiranë e Shkodër, ne nuk kemi ndër mend të tërhiqemi asnjë milimetër nga detyrimi ynë për ta zbardhur krimin elektoral të 28 qershorit”, - nënvizoi kreu socialist. Ndërkohë ai nuk vonoi të bënte dhe një thirrje për Kolegjin Zgjedhor. “Urojmë që Kolegji Zgjedhor të mos sillet si KQZ-ja me ligjin e me të drejtën tonë për të kërkuar zbatimin e tij, ashtu sikundër i siguroj të gjithë votuesit e mbështetësit tanë se ne nuk do të tërhiqemi asnjë milimetër në këtë përpjekje, që s’ka të bëjë thjesht me fatin e një beteje elektorale, po me fatin e demokracisë në Shqipëri dhe me domosdoshmërinë për të mos lejuar që zgjedhjet në këtë vend të bëhen një skemë e mbyllur, ku fiton gjithnjë pushteti, pavarësisht si voton qytetari”, - vuri në dukje Rama, duke shprehur qartë në këtë mënyrë qëndrimin e tij ndaj zhvillimeve që priten të ndërmerren nga lidershipi socialist në të ardhmen.
Arben Malaj
“Ne duhet të njohim se çfarë solli të re në drejtimin e Partisë Socialiste Rama dhe ku filozofia e tij nuk funksionoi realisht. Pastaj, veprimet statutore besoj se do të jenë të respektueshme nga të gjithë. PS-ja duhet t’i shpëtojë krijimit të një ambienti jobashkëpunues, një gare se kë negativizon më shumë, kë bën më shumë përgjegjës dhe rruga më e mirë në këto raste, prandaj është vepruar me qetësi në vitin 2005, është respektimi i statutit. Periudha deri në plotësimin e një procesi statutor për garë brenda partisë duhet të jetë e tillë që të gjithë personalitetet e PS-së më shumë të bëhen pjesë e së ardhmes sesa të vrapojnë për të shkuarën.”
Ben Blushi
“Opozita duhet të priret nga e vërteta dhe jo nga mohimi i saj për qëllime meskine. Në këtë humbje ne të gjithë kemi përgjegjësinë tonë, sepse kemi heshtur kur duhej të flitnim dhe kemi folur kur duhej të heshtnim. Por unë nuk mund të pajtohem me Edi Ramën, që thotë se “tani që partia humbi, unë jam më i fortë se kurrë”. Këto zgjedhje nuk i kanë humbur komisionerët, siç po interpretohet paturpësisht, por kauza e gabuar dhe politika e personalizimit të një beteje të përbashkët. Ajo që po ndodh pas 28 qershorit në Partinë Socialiste, është një nga aktet më të shëmtuara në historinë e kësaj partie.”
Propozimi i Milos
Federata e majtë - zgjidhja e vetme për të majtën
Krijimi i federatës së majtë sërish në fokusin e zhvillimeve brenda këtij kampi. Por ndryshe nga sa ndodhi më herët, ku një ide e tillë u hodh dhe u propozua nga kreu socialdemokrat Skënder Gjinushi, tashmë kjo ide rilidhet nga kryetari i Demokracisë Sociale, Paskam Milo.
Sipas kreut të kësaj partie, aktualisht kjo është e vetmja zgjidhje e opozitës, ku sikundër është deklaruar dhe nga rezultatet paraprake tashmë nuk ka mandatet e duhura për të qeverisur. Madje, duke qëndruar në këtë ide, Milo bëri dhe propozime konkrete se ku mund të bazohet një federatë e tillë. “Riformatimi i së majtës shqiptare në formën e një federate funksionale, me një demokraci të brendshme jo formale, po efikase, me një drejtim që do të konturohet mbi bazën e përvojës evropiane, ku të kombinohet autonomia e partive anëtare të kësaj federate me një drejtim kolegjial, i cili do t’i japë së majtës shqiptare një unitet të domosdoshëm jo vetëm për të funksionuar, por dhe për të përballuar sfidat e mëdha politike, elektorale që ka përpara Shqipëria dhe shqiptarët”, - vuri në dukje Milo gjatë fjalës së tij. Pak ditë më parë Milo deklaroi se tashmë pas humbjes së PS-së Rama duhet të dorëhiqet.
Ish-kreu i PSV ’91
Koçi: Vendimi i Metës risk i lartë moral
Ish-kryetari i PSV ’91 Petro Koçi kërkoi dje që pas përfundimit të procesit zyrtar të përcaktimit të rezultatit zgjedhor e majta duhet të hyjë në një fazë analize përcaktimi të përgjegjësive. Por sipas tij kjo fazë nuk duhet të jetë linçimi. “Linçimi do të ishte një vazhdimësi e politikës së përjashtimit, domethënë e njërës prej arsyeve të dështimit tonë në këto zgjedhje. Në fund të fundit, nëse duam të ndërtojmë një politikë ndryshe dhe fituese, kjo arrihet vetëm përmes përfshirjes në projektin e ribashkimit fitues të të gjithëve. Pra, nëse arrijmë të bashkojmë jo vetëm Ramën me Ruçin, por edhe Nanon, Mejdanin etj. Pra, Rama nuk duhet linçuar, por duhet gjykuar në përgjegjësinë e tij të privatizuar nga ai vetë në një sistem monopolist partiak”, - u shpreh Koçi. Njëkohësisht ai u ndal dhe tek aleanca e re qeverisëse mes LSI-së dhe PD-së. “Meta ka marrë përsipër një ndërmarrje me risk të lartë moral. Kjo ndërmarrje nuk mund të shërbejë si alibi për rezultatin humbës të PS-së, LSI-së, PSV-së, PSD-së, PDS-së etj. Natyrisht që askujt nuk i mungon liria e analizës, gjykimit dhe shprehjes për vendimin e LSI-së për t’iu bashkuar një koalicioni të panatyrshëm me PD-në, por kjo s’na shpëton nga paaftësia e së majtës për t’u bashkuar dhe fituar para 28 qershorit”, - vuri në dukje Koçi gjatë një deklarate për shtyp lidhur me situatën paszgjedhore në vend.