Vizat me BE-në sërish objekt i kritikave
18/07/2009 PS vijon kundërvënien ndaj qeverisë
Partia Socialiste u fokusua sërish dje te çështja e vizave, duke pasur në qendër të kritikave të saj pikërisht qeverinë “Berisha”. Sipas kandidatit për deputet të PS-ë Ditmir Bushati, qëndrimi i përsëritur i përfaqësuesve të BE-së konfirmon edhe një herë tjetër shqetësimin e shprehur me forcë nga Partia Socialiste se qeveria “Berisha” ka dështuar në përmbushjen e standardeve. “Standardet që nuk janë përmbushur janë zgjedhjet e lira e të ndershme, pajisja e qytetarëve me pasaporta biometrike e karta identiteti, korrupsioni i kthyer në sistem për një oborr, trafiqet e krimi i organizuar, menaxhimi i integruar i kufijve, mbrojtja e lirive dhe të drejtat themelore të njeriut”, - u shpreh Bushati lidhur me këtë çështje. Sipas tij, këto standarde duhet t’i përmbushte qeveria e Sali Berishës, por në gjykimin e përfaqësuesve socialistë kjo qeveri dështoi, duke thelluar akoma më shumë izolimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. “Qëndrimit qesharak të ministrave të oborrit kryeministror, që me kokëfortësi nuk pranojnë realitetin dhe vazhdojnë në rrugën e propagandës postelektorale, u themi ashtu siç po u thotë Bashkimi Europian, se qeveria ‘Berisha’ dështoi në lëvizjen e lirë”, - akuzoi Bushati gjatë deklaratës së tij për shtyp.