Mbledhja, debate mbi përdorimin e fondit rezervë
18/07/2009 Këshilli bashkiak i Tiranës
Mbledhja e djeshme e këshillit bashkiak është shoqëruar me një sërë debatesh që kanë të bëjnë veçanërisht me përdorimin e fondeve rezervë të buxhetit për projekte të caktuara të propozuara nga përfaqësuesit e bashkisë. Pas aprovimit të dy vendimeve të para për rritjen e pagave të punonjësve të bashkisë apo njësive të tjera vendore, pika e tretë e rendit të ditës është kontestuar nga shumica përbërëse e këshillit, ku bëhet fjalë për projektvendimin:“Për përdorimin e fondit rezervë për financimin e projektit ‘Energjia diellore – alternativë pro mjedisore dhe ekonomike”. Sipas kryetarit të këshillit Sokol Dervishaj, përfaqësuesit e bashkisë duhet të tregohen më të kujdesshëm dhe më transparent në lidhje me projektet që hartojnë si dhe kërkesave të vazhdueshme që bëjnë mbi përdorimin e fondeve rezervë të buxhetit. Dervishaj ka pohuar se kjo përgjegjësi s’ka pse të rëndojë mbi këshillin nëse hartuesit do të tregohen më të hapur në lidhje me zbatimin e hartimin e këtyre propozimeve. Gjithashtu në këshill u paraqitën për diskutim edhe projektvendime të tjera, që kanë të bëjnë me mbështetjen financiare të sportistëve të kategorisë së parë, rishpërndarje fondesh në programin e investimeve të buxhetit për vitin 2009, si dhe miratimi i nivelit të bonusit të strehimit për zona të caktuara.