Kundër Kadaresë, Shaban Sinani: Erdhën 7150 letra
TIRANE- Letra të shumta, herë nga qytetarët e herë nga njerëzit e partisë e të pushtetit të Enver Hoxhës, ia kishin 'diktuar' edhe frymëzimin shkrimtarit Ismail Kadare. E megjithatë, kjo nuk ka bërë që ai të tjetërsohet e të bëhet një me komunizmin".
Kështu është shprehur Prof. Dr Shaban Sinani të mërkurën në Prishtinë, ku ka mbajtur një ligjëratë në kuadër të Seminarit XXX Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Gjatë ligjërimit për temën "Letërsia në totalitarizëm: Ismail Kadare", ish drejtori i Arkivit të Shtetit, ka shpalosur dhjetëra letra, të cilat janë dërguar në adresë të pushtetit për vepra të ndryshme të Kadaresë.
Studiuesi dhe historiani i letërsisë, ka prezantuar shumë letra-dokumente të mbajtura sekrete, të cilat jepnin mendime të ndryshme për veprat e Kadaresë. Sipas tij, në shumë raste letrat sugjeronin që vepra të ndalohej. Sipas tij, pas botimit në frëngjisht të romanit "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", Kadare u bë një shkrimtar i rëndësishëm për imazhin e shtetit shqiptar dhe kishte konsideruar se do të humbte më shumë nëse do ta arrestonin atë.
(Detajet mund t'i lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(GSH/balkanWeb)