E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët ne Shkup presin Canen e Taren

Nga një pritje e tille tepër e nxehte dhe speciale ku bënin pjese tre grupime: “Ballistet e Tetovës”, “Sokolat e Dibrës” dhe “Kastriotet e Gostivarit”, duket se kane mbetur te habitur edhe vete drejtuesit italiane, por edhe lojtaret e tjerë te Lacios. Skuadra e Lacios zbarkoi ne Shkup ku pritet te ketë një ndeshje pa shume impenjim pas fitores ne takimin e pare ne “Olimpiko” me rezultatin e thelle 6-0. Tekniku Reja për ndeshjen e kthimit ne stadiumin “Filipi i Dyte” ka lënë pushim dy sulmuesit kryesore: Xhibril Sise dhe Miroslav Klose. Kundër Rabotnickit, ndeshje qe do te zhvillohet ne orën 20:45, Lorik Cana pritet te jete titullar duke ndihmuar Ledesmen ne mesfushe pas dëmtimit te Brokit.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›