Jep dorëheqjen shefi i “Apple”, Steve Jobs
Lajmi është konfirmuar nga vete legjenda e luginës “Valley”, i cili i ka dërguar një letër bordit drejtues te kompanisë, ne te cilën thuhet se pas pamundësisë shëndetësore, ai do te tërhiqet nga posti i tij. “Kam thënë gjithnjë se do te vije një dite kur unë nuk do te arrij me te përmbush detyrimet e mia dhe pritshmërite si shefi ekzekutiv i “Apple”. Kjo dite ka ardhur. Ju falënderoj për vitet qe kemi bashkëpunuar dhe pres me endje te shoh suksese te reja ne kompaninë tone”, - ka shkruar Jobs. Jobs do te jete ne rolin e presidentit te nderit ne “Apple”, ndërsa vendin e tij do ta zërë Tim Cook. “Apple” është kompania numër një ne tregun e celulareve te mençur, “IPad” dhe “IPod”. Vetëm tre muajt e fundit, kjo kompani ka bere një xhiro prej 28.6 miliardë $, nga te cilat 7.3 mld $ janë fitim bruto. Ajo shiti me shume se 20 milionë “IPhone” dhe 9.25 milionë “IPad”.