Ankesa për mbifaturime te ujit
Sipas punonjësve te ujësjellësit, me pare, me dhjetëra familje janë faturuar zero ndërkohë qe kane konsumuar ujë dhe shuma e mbledhur ne kohe duhet te paguhet tashme ne një fature te vetme. Qytetaret ankohen se muajt e verës faturat ju kane ardhur te larta, ndërkohë qe kane qene me pushime ose ne banese nuk jeton njeri. Ne zyrën e ankesave ne drejtorinë e ujësjellësit ne tirane, tregojnë se ka fatura qe kapin vlerën e 100 mije lekeve te rinj. Vetëm ne këtë pike vijnë te paktën 10 abonentë ne dite për mbifaturime për arsye nga me te ndryshmet. Ujësjellësi i Tiranes ka nisur një aksion për ndërrimin e aparateve matës te ujit, por meqenëse për here te pare vlera e tij do te paguhet nga abonentët, qytetaret kane kundërshtuar çmimin qe shkon deri ne 2400 leke te rinj.