E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grosistët: Do rrisim naftën 6 lekë për litër

TIRANE-  Grosistët e karburanteve kanë njoftuar se do të rritin me 6 lekë për litër çmimin, pas hyrjes në fuqi, dy ditë më parë, të ligjit të ri, që ndryshon ligjin e mëparshëm "Për taksat kombëtare".

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, Bardhi Sejdarasi ka thënë se “karburantet që kanë hyrë në Shqipëri përpara datës 23 gusht do të vijojnë të tregtohen me të njëjtin çmim si më parë. Pas mbarimit të këtyre rezervave, do të aplikohet rritja e çmimit për "arin e zi", të hyrë në doganë pas datës 24 gusht.”

Gjatë një prononcim për Rtv SCAN Sejdarasi përjashton mundësinë e abuzimit me çmimin e karburantit, pasi, sipas tij, çdo pikë tregtimi është e lidhur "on-line" me administratën tatimore. Rritja e çmimit të karburantit pritet të krijojë kosto për bizneset dhe qytetarët që kanë makina në pronësi. Kjo parashikohët të shkaktojë rritje zinxhir edhe në çmimet e shërbimeve dhe mallrave, për të cilët qytetarëve tani do t'u duhet të paguajnë më shumë.
(s.g/GSH/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›