KQZ ia heq një mandat PS-së, ia kalon PD-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri miratoi sot me katër votat e anëtarëve të pranishëm tabelën përfundimtare të qarkut të Lezhës, vendim që ndryshoi edhe raportin e mandateve të këtij qarku, ku mandati i katërt i së majtës i kaloi koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike.
Vendimi erdhi pas verifikimit nga administrata të tabelave origjinale të 248 qendrave të votimit në këtë zonë zgjedhore, ndërsa për 10 qendrat e votimit të ZAZ-së nr. 13, për të cilat Komisioni nuk dispononte tabela origjinale, rezultati doli pas kalkulimit të të dhënave të sistemit elektronik të KQZ-së.
Ndryshimi i rezultatit erdhi pas kërkesës së Partisë Demokratike, e cila paraqiti edhe procesverbalet. KQZ vendosi të shqyrtojë edhe njëherë rezultatin në 10 qendra votimi, ku rezultoi se Partisë Socialiste nuk i takonte mandati i 3-të në këtë qark.
Në rezultatet paraprake të 23 qershorit në qarkun Lezhë koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” mori katër mandate, ndërsa koalicioni i djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” fitoi tre mandate. Por, pas verifikimit dhe korrigjimit nga KQZ-ja të rezultateve numri i votave ndryshoi në favor të koalicionit të djathtë, duke i kaluar një mandat, raporton Balkanweb.
Përfaqësuesit ligjorë të PS dhe LSI paralajmëruar apelimin e vendimit të KQZ, duke kërkuar zbardhjen e vendimit të sotëm brenda afateve kohore./Indeksonline/