Kunder mosmirenjohjes

Biblioteke brenda Bibliotekes Kombetare kishte krijuar Koleksioni i Carnarvoneve ne sallen e ekspozitave qysh te shtunen. Sapo te kish dale nje shpirt prej andej me gjithe gjallerine e mesdites. Nje shpirt qe ka kenduar Kenge te Lindjes Agamemnonin e Eskilit ne lekure Mendimet e Paskalit Tennysonin ne 11 vellime xhepi ne beze te kalter te zbehte. Atij shpirti i shpreh mirenjohjen Biblioteka Kombetare me ekspoziten Na ishte njehere... Instituti Herbert - Biblioteka per Djelmerine.
Nga shenimi i rastit te drejtorit Aurel Plasari morem per titull shqetesimin e tij per nje semundje te vjeter te koheve te reja mosmirenjohja. Plasari e quan ekspozite kunder mosmirenjohjes prezantimin e koleksionit te Carnarvoneve qe hapet per publikun i restauruar. Nga sot ne mbremje deri me 24 prill ne prag te Dites Boterore te Librit.
Koleksioni ne gjuhet anglisht frengjisht gjermanisht italisht shqip tregon se nje pasuri e mendimit dhe kultures boterore hynte ne vitet 30 ne Shqiperi.
Tituj mbi idene e progresit historine e shkences politike nga Platoni ne te tashmen marredheniet nderkombetare ekonomine politike libra per edukimin e femijeve satirat e Horacit diskurset e Ciceronit vepra e plote e Platonit permbledhje poetike nga Lamartini historia e letersise angleze botime te Universitetit te Kembrixhit etj. etj. botime bashkekohore kryesish te viteve 1920-1930 por edhe nje shekull me te vjetra se aq. Te vjen deshira ti marresh ne dore Gje qe nuk behet.
Kete kulture e solli ne lagjen e Tabakeve - aty u ngrit - Biblioteka Per Djelmerine ose ndryshe Carnarvon. E themeluar nga Kontesha Elisabeth Carnarvon me 12 maj te vitit 1929 ishte njekohesisht Institut Kulture Aubrey Herbert. Mbante emrin e Kolonel Sir Herbertit qe u angazhua per nje Shqiperi te pavarur.
Nga te dhenat e shtypit te kohes qe ekspozohen sot mesojme se godina e Bibliotekes nisi te ndertohej me 1928. Kishte nje salle te madhe leximi 26 sergjene per libra me 7 dollape secili. Ne salle ndodhej edhe nje oxhak me fytyren e Aubrey Herbert gdhendur ne gur.
Kontesha Carnarvon e kishte zgjedhur kete vend per kuroren e dendur te ullinjve. Ajo nuk arriti ta shohe kete kult ne kujtim te te birit. Nderroi jete pak dite para inaugurimit.
Numri i lecitesave ne vitet 1929-1932 shkon 275-3328 persona. Vendin e pare nga kendonjesit e zinin Gjimnazi dhe Teknikja.
Shohim te ekspozuar edhe rregulloren e Institutit Herbert - Biblioteka per Djelmerine e cila duhej zbatuar brenda salles se Lecitjes. Ja cthuhet aty
Gjithe librat qe gjinden ne seksionin Reference mund te perdoren pa flete aplikimi prej leciteseve.
Bibliotekeri do te jete gati te ndihmoje gjithsejcilin per te gjetur librat informatat qe lypen ose te tregoje menyren e perdorimit te katollogut.
Lecitesi nuk eshte i lejushme me preke librat. Ai ka te drejte te kerkoje libren qe e ka zgjedhur vetem prej bibliotekerit.
Zgjedhja e librit bahet me ane te katalogut te bibliotekes.
Shenime nuk mund te merren mbi faqen e librave te huajtura.
Lecitesi eshte i detyruar te marre numrin e faqes ku ka lene per te vazhduar ose te vere per shenje nje shigjete prej kartuce qe merret prej bibliotekerit e jo te thyeje fleten e librit te huajtur.
Librat jane per te lecitur vetem mbrenda salles.
Ndalohet lecitja e librit prane zjarrit.
Ndalohet largimi i karrigeve prej tryezavet.
Prane zjarrit mund te kendohet gazeta ose revista duke ndejtur ne fronat e vegjel qe gjinden afer votres.
Ne sallen e lecitjes duhet te kete qetesi te plote dhe per kete shkak ndalohet lecitja ne kembe si dhe te fjalosurit.
Rregullorja eshte e korrikut te vitit 1930. Komiteti i saj perbehej nga Mehmed Bej Konitza Mrs. Hodgson - Ministri i Britanise se Madhe Mithat Bej Frasheri z. Kov Deliana z. Ali Tsungu Xhelal Bej Frasheri etj..
Pasurimi i fondit te Bibliotekes Carnarvon me libra te vjeter e bashkekohore revista e gazeta per djelmerine e Tiranes qe mund te shfrytezonte pas godines edhe fushen e tenisit gjate viteve 1921-1940 behej kryesisht nepermjet dhurimit.
Ne vitin 1926 Mithat Frasheri shkruante per kete kontribut te familjes aristokrate angleze Mirenjohja nuk eshte vetem nje cilesi qe i ushqen i shton virtutin njeriut po eshte edhe nje detyre. Jane do njerez vepra dhe ndihma e te cileve vlen nje ushtri te tere. Keshtu qe per neve i ndjeri Aubrey Herbert.
Por se cili ishte fati i saj me tej e tregon shkurt shenimi i drejtorit Plasari. E qarte eshte qe ky kontribut eshte permendur si nje simbol prej ajri i Tiranes se vjeter.
Bashkise se Tiranes i eshte kerkuar ne keto vite nga shoqata te ndryshme rikthimi i emrit Carnarvon ish-rruges Punetoret e Rilindjes sot Xhorxh Bush rruge qe lidhet me historine e kontributit te Carnavoneve.
Ekspozita e Bibliotekes Kombetare i ben homazh pikerisht nje trashegimie qe Tirana ia zhduku emrin nga rruget dhe objektet.
Prezantimi i Koleksionit Carnarvon mbyllet me stenden qe i eshte lene botimit te ri Albanias Greatest Friend. Aubrey Herbert and the Making of Modern Albania ditar dhe letra te viteve 1904-1923 pergatitur nga Bejtullah Destani dhe Jason Tomes me parathenie nga Noel Malcoml.
Shenimi i drejtorit te Bibliotekes Kombetare Aurel Plasari
E ndertuar ne vitin 1928 dhe e peruruar me 1929 Biblioteka per Djelmerine e Institutit Herbert e njohur si Biblioteka Carnarvon ishte dhurate e familjes se lordeve Earls angleze Herbert dhe personalisht e bamireses se madhe filoshqiptare konteshes Carnarvon e quajtur nga vete shqiptaret Nena e shqiptareve dhe e dekoruar me Urdhrin Skenderbe me 1929.
I perkushtohej te birit mikut te madh te Shqiperise avokatit dhe mbrojtesit te te drejtave te shqiptareve Sir Aubrey Herbert 1880-1923. E filluar me nje koleksion 1.000 librash dhe e mberritur ne 5.000 ne gjuhet anglisht frengjisht gjermanisht italisht gjuhe klasike etj. u shnderrua per Tiranen ne biblioteken e dyte te rendesishme pas asaj Kombetare.
Pushtuesit italiane e plackiten disa koleksione ia dogjen. Nen pushtimin gjerman u braktis. Gjate diktatures u shnderrua ne Kinema Ali Demi.
Sot
Krejtesisht e rrenuar dhe e shnderruar ne shesh ndertimi te gatshem per gratacielin e radhes. Nuk ekziston me as Rruga Carnarvon te ciles i eshte nderruar emri dy heresh. As Rruga Herbert. Nderkohe qe ne Parlamentin Anglez libri i sapodale Miku me i madh i Shqiptareve Sir Aubrey Herbert promovohet me sukses te pazakonte kjo veprimtari jona me pjesen e rikuperuar te koleksioneve te ish-bibliotekes famemadhe synon te jete nje ekspozite kunder mosmirenjohjes.
Sir Aubrey Herbert
Sir Aubrey Herbert 1880-1923 diplomat dhe deputet anglez. Kolonel gjate Luftes se Pare Boterore. Ai kishte ngritur me 1912 nje shoqeri filo-shqiptare me parlamentare dijetare dhe gazetare per te kontribuar per pavaresine e Shqiperise. Shoqata e Sir Herbert u ngrit me 1918 ai ishte president sekretare ishte antropologia Edith Durham.
Sir Herbert nderroi jete ne moshen 43-vjecare ne vitin 1923 dhe misionin e tij ne Shqiperi e vazhdoi kontesha Carnarvon. Ne kujtim te te birit ajo organizoi Komitetin shqiptaro-britanik ne ndihme te refugjateve nga Kosova qe i strehuan ne fshatin afer Kavajes qe mori emrin Herbert sot Qerret. Aty hapen shkollen luftuan malarien ngriten ne Durres ambulance me mjekime dhe barna falas.
Aubrey Herbert mbi shqiptaret
Shqiptaret kane qene gjithmone dhe jane adhurues te zjarrte te truallit dhe shkembinjve te tyre dhe menyra e tyre e jeteses qe ndertuar mbi to. Qe nje sistem i veshtire por u shkonte njerezve per shtat cdo njeri qe polic i afte i vetvetes dhe hakmarrja ka qene kodi i tyre i pranuar. Ate qe Europa do ta kishte cilesuar si hakmarrje ata e kane quajtur drejtesi.
Nga pikepamja e vendeve te qyteteruara Shqiperia qe nje vend pa ligje por krimet me te uleta qe njollosin kronikat e gjykatave penale te Europes Perendimore qene te rralla.
Mbi Kodin shqiptar mund te thuheshin shume gjera. Edhe pse nuk kishte hekurudha kaloresia e Mesjetes vazhdonte te ekzistonte.
Marre nga Albanias Greatest Friend. Aubrey Herbert and the Making of Modern Albania