E Diel, 1 Nëntor 2026

Kunder rregjistrimit Aleanca Kuq e Zi mbledh firmat ne Durres

Aleanca Kuqezi në kuadër te sensibilizimit per kundershtimin e rregjistrimit te popullsise mbi baza etnike dhe fetare ka ndaluar ne qytetin e Durresit. Ne arenen e amfiteatrit antik qindra qytetare dhe intelektuale te fushave te ndryshme kane marre pjese ne takimin e zhvilluar nga drejtuesit e kesaj aleance. Nismëtari i kësaj fushate, Kreshnik Spahiu, eshte shprehur se sensibilizimi per kete proces nuk do te ndalet edhe pse vendi eshte ne fushate per zgjedhjet vendore.

”Jo rastësisht kemi zgjedhur amfiteatrin e Durrësit. Jo rastësisht kemi zgjedhur që këtë flamur kuq e zi ta ngremë në amfiteatrin 3 mijë vjeçar për të treguar se 3 mijë vjet kombësi nuk mund të ndryshohen me 300 euro, për të treguar se 3 mijë vjet kombësi nuk mund të falsifikohen me presion politik apo me oferta financiare. Kemi zgjedhur amfiteatrin e Durrësit, në zemrën e qytetërimit të Shqipërisë, për t’i treguar gjithë shqiptarëve se ky flamur nuk mund të bëhet pis” tha Spahiu.

Intelektualet pjesëmarrës kane folur per procesin e rregjistrimit, duke sjelle edhe vargje nga poete te ndryshem te rilindjes, si Gjergj Fishta dhe Naim Frasheri, te cilat u recituan nga poeti Agim Doci dhe aktori i mirenjohur Mirush Kabashi. Pas tyre qytetaret e pranishem kane firmosur peticionin kuder ketij rregjistrimi. Deri tani kunder ketij rregjistrimi kane firmosur me shume se 20 mije qytetare ne gjithe vendin.

Aleks Kalemasi    

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 13 prill 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›