Decentralizim real. Basha Ne sherbim te qytetareve
Decentralizimi dhe dhënia e më shumë hapësirave në vendimarrje është një ndër premtimet që ka bërë së fundmi Lulzim Basha. Në vijim të fushatës elektorale dhe prezantimeve të platformës së tij, kandidati i Partisë Demokratike për kreun e Tiranës ka kryer takime dhe biseda me krerët e njësive bashkiake.
“Në këtë njësi bashkiake 250- 300 leje në vit kërkohen nga banorët për meremetime. Në gjithë Tiranën, mbi 12 mijë kërkesa të tilla përplasen në muret memece të bashkisë e cila shumicat e rasteve nuk dejon të kthejë as përgjigje. Kurrë më qytetarët e njësisë numër dy apo të Tiranës nuk do të vërdallisen me kërkesa dhe formularë pa fund për hallet dhe problemet e tyre të përditshme tek kryetari i minibashkisë nuk do të keni më njeriun që mban vulën e çertifikatës, por njeriun që qan hallet tuaja dhe ju kthen përgjigje brenda 24 orëve, ashtu siç e meritoni” tha Basha.
Gjatë këtij takimi, zoti Basha theksoi se ndryshimi Tiranës do të vijë nëpërmjet ndërtimi të infrastrukturës moderne rrugore, ndërtimit të shkollave, kopshteve dhe shtimit të hapësirave të gjelbra.
Florian Papadhimitri