E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta me ODIHR-in Rama fabrikon incidentet

Nje dite pas incidentit gjate nje takimi elektoral te kreut te PS, ku mbeti i plagosur nje 16- vjeçar, kryetari i LSI, Ilir Meta mohon qe kjo te jete shkaktuar nga mbeshtetes te LSI. Deklarimet e kreut te LSI erdhen pas nje takimi qe ai pati me perfaqesues te ODHIR-it, takim per te cilin Meta tha se i kishte garantuar se LSI do te zbatoje ne fushate vetem ligjin dhe kodin zgjedhor.

“Nuk ekziston asnjë incident i shkaktuar nga përfaqësues të LSI-së. Fabrikimet që vijnë nga fabrika e shpifjeve sidomos në drejtim të LSI-së janë tregues i obsesionit ndaj LSI-së dhe janë një problem do të thosha i atyre që i shpikin” tha Meta.

Kreu i LSI tha se partia e tij ka qene forca me e angazhuar per fushata te ndershme zgjedhore, bazuar ne nje kod te drejte elektoral.

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 13 prill 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›