E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobe kandidatit. KQZ Tentoi manipulimin e zgjedhjeve

Kryetari aktual i minibashkisë 9 njëkohësisht  kandidat për një mandat tjetër në krye të saj, është gjobitur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për manipulim me qendrat e votimit. Ndonëse shuma ishte simbolike, vetëm prej 30 mijë lekësh të vjetra, ky shënon precedentin e parë ndaj një drejtuesi vendor në prag zgjedhjesh.

Në KQZ ishin depozituar dy ankesa në adresë të Halebit, nga KZAZ 53 dhe PD për caktim në mënyrë të paligjshme të dy qendrave të votimit , që rrezikonin të linin pa votuar rreth 2000 zgjedhës në Uzinën Dinamo.

“Njeriu përgjegjës për këtë gjë ka dhe interesa direkte në këtë histori sepse është kandidat për kryetar të minibashkisë. Jemi përpara një lodre politike. Shkelje të tilla të kryera me synime të pastra antiligj unë mendoj që jo vetëm nuk duhet të lejohen, por duhet me gjithë forcën e ligjit të penalizojmë shkelës të tillë të ligjit” tha Ristani.

Vendimi për njësinë 9 u mor pas disa orësh diskutimesh të nxehta në KQZ gjatë të cilave , anëtarët e majtë vërejtën se institucioni nuk ka tagër të ndërhyjë.

“Jo vetëm Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve në mënyrë kolegjiale, secili kur shikon që çështja administrative zgjehdore përbën vepër penale ta kallëzojë atë në organet e prokurorisë. Të bëjnë ata punën e tyre. Ne nuk mund të bëjmë as çështjen penale as çështjen administrative që u përket atyre” tha Subashi.

Krahas gjobës për kryetarin e njësisë bashkiake KQZ vendosi të rikthejë qendrat e votimit në ambientet e përdorura në 2009.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›