Kunder terrozimit me telenovela

Ne fakt bashke me nje tjeter serial shume te famshem e te dashur per shikuesit Friends dhe show-n televiziv te David Letterman ato konsiderohen si kundershtaret me te mire te xhihadit islamik si rruga me e frytshme per te fituar zemrat dhe mendjet e muslimaneve te rinj.
E veshtire per tu besuar por e vertete. Shtepiaket e deshperuara dhe Friends qe transmetohen aktualisht ne televizionin e Arabise Saudite te titruara ne arabisht i bejne te rinjte e Lindjes se Mesme me pak te motivuar per te vrare amerikane.
Eumlshte serish nje nga kabllogramat e Wikileaks qe zbulon nje fakt te tille.
Ketu cdo gje vertitet rreth botes se ideve - thuhet ne mesazh - dhe preferenca e te rinjve saudite per programet amerikane sa vjen e rritet duke i pushtuar ata ne nje menyre qe asnje lloj propagande tjeter e Shteteve te Bashkuara nuk ka arritur ta beje. Sauditet jane tani te interesuar per boten jashte dhe thuajse te gjithe duan te studiojne ne SHBA. Jane magjepsur nga kultura amerikane si kurre me pare.
Mesazhi diplomatik i derguar majin e vitit 2009 mban titullin David Letterman - nje agjent influence dhe e pershkruan programin satirik te ketij te fundit si nje arme te fuqishme ne kete te ashtuquajturen lufte te ideve qe Shtetet e Bashkuara dhe qeveria saudite kane nisur kunder ekstremisteve islamike.
Po keshtu sharmi i Eva Longorias e Jennifer Anistonit i ka bere te ndihen gjithmone e me te terhequr prej stilit amerikan te jeteses. Ne fund - vazhdon mesazhi - mund te thuhet se kapaciteti per te sponsorizuar ideale permes kultures dhe televizionit eshte per popullsine e rajonit me bindes se cdo propagande e thjeshte.