Në piacën italiane
Nga data 20 deri më 26 tetor do të zhvillohen në Shqipëri aktivitete të shumta të organizuara nga Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me institucione të ndryshme kulturore shqiptare (Departamenti i Italianistikës së Universitetit të Tiranës, Akademisë së Arteve, Teatrit të Operës dhe Baletit, Bibliotekës Kombëtare) me rastin e Javës VIII të Gjuhës italiane në botë, me temë “L’italiano in piazza”.
Manifestimi, i promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga Akademia “Crusca”, duke pasur si qëllim përhapjen e gjuhës italiane nëpër botë, do të paraprihet nga një Seminar me temë “L’italicita e i media nei Paesi dell’Europa Sud Orientale”, i organizuar nga Komuniteti Radioteleviziv Italofon i ftuar në Tiranë, nga data 16 deri më 18 tetor, nga radiotelevizioni shqiptar, RTSH. Pas ndërhyrjeve të Prof. Emanuele Banfi dhe të shkrimtares shqiptare Elvira Dones mbi rolin dhe prezencën e gjuhës dhe kulturës italiane në Evropën Juglindore, do të ndeshen eksperiencat radiotelevizive aktuale dhe mundësitë e ofruara nga mediat e reja, për të diskutuar kështu në një tryezë të rrumbullakët finale, mbi perspektivat në të ardhmen. Temë e propozuar këtë vit, “L’italiano in piazza”, jep mundësinë e prezantimit të një sërë aktivitetesh të ndryshme, që i përkasin linguistikës, letërsisë, baletit, teatrit, muzikës, kinemasë, arkitekturës, që nga momenti që piaca, si një element jetësor i çdo qyteti italian, është vendi ku njerëzit takohen, dialogojnë, marrin pjesë në spektakle dhe koncerte.
Për herë të parë do të shfaqet në Shqipëri spektakli i kompanisë së baletit akrobatik “Kataklo”, duke prezantuar kështu në Pallatin e Kongreseve spektaklin “Anthology”. Kompania, e themeluar nga Giulia Staçioli, e ka marrë emrin e saj nga greqishtja e lashtë që do të thotë “unë kërcej duke u përulur e përdredhur” dhe është një realitet unik në Itali, tashmë e njohur në teatrot dhe piacat e gjithë botës, që do të eksperimentojë shkrirjen e gjesteve të baletit dhe forcës atletike të gjimnastikës.
Në një sërë konferencash do të trajtohen temat e piacës nga këndvështrime linguistike, letrare dhe arkitektonike: Prof. Ugo Vignuzzi (Universita La Sapienza, Roma) që do të mbajë konferencën me temë “L’italiano, lingua di piazza o lingua in piazza?”, shkrimtarja Elvira Dones do të thellojë temën e piacës si pikë takimesh, pritjesh, e tregimesh, ndërsa rolit të piacës në letërsinë italiane do t’i kushtohet konferenca e Prof. Giulio Ferroni (Universita La Sapienza, Roma). Arkitektura do të jetë në qendër të konferencave të Prof. Claudio D’Amato Guerrieri (ICAR, Bari), i cili do të ilustrojë kontributin e arkitektëve italianë në projektin urban të Tiranës dhe Durrësit dhe të Arch. Paola Rossi, e cila do të mbajë një konferencë mbi të tashmen, të kaluarën dhe të ardhmen e sheshit “Nënë Tereza”, objekt i një projekti rikuperimi nga ana e zyrës së “Cooperazione Italiana allo Sviluppo”. Prof. Lucia Nadin, e cila merret me kërkime historike-letrare në fushën veneto-adriatika, do të prezantojë në Tiranë dhe në Shkodër librin në shqip mbi migrimin dhe integrimin e shqiptarëve në Venecia gjatë viteve 1470-1552.
Muzika do të jetë protagoniste me një koncert për piano i M’Bruno Canino, në datën 16 tetor pranë Teatrit të Operës dhe Baletit, si dhe me koncertin e M’Domenico Severino, i cili, më 23 tetor, gjithmonë pranë Teatrit të Operës, do të prezantojë një antologji të muzikës italiane të pesëdhjetë viteve të fundit nëpërmjet sukseseve të kantautorëve më të mëdhenj italianë.