Inferiorë apo egoistë! Teatrin e duan
Të rinjtë që varen nga fondet e Ministrisë së Kulturës nisin nesër zyrtarisht javën teatrore. Në skenën e Teatrit Kombëtar, në një muaj, pesë regjisorë të rinj do të sfidojnë teatrin e traditës, duke treguar egon e tyre në tregun e teatrit alternativ. Katër nga veprat mbajnë firmën e dramaturgëve të huaj, ndërsa vetëm një shfaqje do të vijë shkruar nga autorë shqiptarë
Inferiorë apo egoistë! Teatrin e duan
Zyrtarisht nesër hapet festivali teatror i të rinjve. Me financim nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve pesë regjisorë të rinj do të shfaqin premierat e tyre në skenën e Teatrit Kombëtar. Përveç një autori shqiptar, Astrit Cani, me premierën “Pluhuri mbi parvaz” me regji të Irvin Muçajt, projektet e të rinjve mbajnë emrat e dramaturgëve të huaj si teatrin e Tankert Dorst me veprën “Kthesa”, e cila do të vijë nga regjisori Mikel Kalemi. Bie në sy po ashtu edhe premiera “Over There” (Atje larg), sërish nga një autor i huaj i quajtur Morun Motok. Për këtë vepër është kujdesur regjisorja Juli Sinani, të cilën pritet ta ngjisë në skenën e Teatrit Kombëtar në datat 23, 24 dhe 25 tetor. Jorge Godenberg është shkrimtari i veprës “Knepp”, të cilën e ka shfrytëzuar regjisorja Eglantina Cenoimeri, për ta sjellë në institucionin e vetëm teatror të metropolit pikërisht në ditët 31 tetor dhe 1, 2 nëntor. Bashkangjitur me premierat që mbajnë autorësinë e huaj është edhe vepra “Kamamarieri memec” prej penës së nobelistit të anatemuar Harold Pinter. Do të jetë Erion Hinaj, regjisori i ri që më datë 7, 8, dhe 9 nëntor do të shfaqë veprën e tij të parë në TK. Ndërkohë që i vetmi që do të përfaqësohet me një autor autokton është Irvin Muçaj.
“Kthesa”, premiera e parë
Festivali teatror i të rinjve do të çelet nesër, me premierën e parë “Kthesa”. Është një vepër e shkruar nga autori Tanket Dorst, që do të vihet në skenë në formën e një shfaqjeje nga regjisori Mikel Kalemi. Struktura e shfaqjes është e ndërtuar nga tre personazhe, dy vëllezër që jetojnë në një provincë, si dhe zëvendësministri i asaj zone. Lufta për ekzistencë, beteja të palodhshme për pushtet, shfrytëzimi i statusit të lartë politik për të plotësuar së shumti egon personale, apo indiferenca e pushtetarëve kundrejt njerëzve në nevojë, janë linjat që do të ndjekë kjo shfaqje. Rudi dhe Toni janë dy vëllezër që jetojnë në një barakë në një rrugë malore. Fare pranë banesës së tyre ndodhet një kthesë e fortë, defektet e së cilës bëhen shkak për aksidente të shumta. Deri në çastin kur fillon veprimi skenik kjo kthesë ka shkaktuar 24 aksidente, e të gjitha të përfunduara me vdekje. Dy vëllezërit kanë ngritur mbi këtë bazë jetesën e tyre: Rudi riparon makinat, ndërsa Toni shkruan dhe reciton fjalimet e përmotshme në varrimet e viktimave. Nëse nuk do të ekzistonte kjo kthesë e vdekjes, dy vëllezërit do të vdisnin urie. Megjithatë, Toni nuk rresht së dërguari peticione për Ministrinë e Transportit me shpresën se thirrjet e tij të dëshpëruara do të dëgjohen një ditë nga ministria dhe do të marrë masa për rregullimin e rrugës. Ky qëndrim e vë Tonin në konflikt të heshtur me Rudin, i cili pasi ka humbur çdo shpresë a besim tek institucionet, ngushëllohet me faktin se kështu të paktën është në gjendje të sigurojë jetesën. Kjo vazhdon derisa një ditë të bukur në kthesë aksidentohet pikërisht zëvendësministri i Transporteve, Erik Krigbaum, njeriu të cilit Toni i ka dërguar më kot plot 24 peticione. Por Krigbaum ka lindur me këmishë. Ai shpëton për mrekulli, ashtu si askush nuk ka mundur të shpëtojë më parë pas përplasjes me një shkëmb. Kjo ngjarje zbeh gëzimin e parakohshëm të Rudit për punë dhe të ardhura dhe nga ana tjetër ndez entuziazmin e Tonit se çasti fatlum ka ardhur se më në fund zëvendësministri do ta kuptojë shqetësimin e tij dhe do të marrë masat e duhura që asnjë jetë të mos humbasë.
Por Toni ka shpresë më kot. Zëvendësministri ka kaluar andej vetëm rastësisht dhe as që ka ndërmend të bëjë detyrën e tij, domethënë të urdhërojë kryerjen e punimeve rehabilituese në këtë pjesë të rrugës. Ai nuk ndjen asnjë keqardhje për viktimat, për të cilat ai ka pafytyrësinë të mbrohet, duke thënë se “nuk mund t’i marrësh seriozisht peticionet e shkruara me dorë...” (!). Shqetësimi i tij i vetëm pasi ka mbijetuar është të kthehet sa më parë në shtëpi pa e marr vesh njeri se ç’i ka ndodhur. Për t’ia arritur kësaj, ai arrin të bëjë premtime elektorale, bëhet servil dhe i përulur vetëm e vetëm që dy vëllezërit t’ia rregullojnë makinën dhe ta lënë të shkojë një orë e më parë. I zhgënjyer dramatikisht në iluzionet e tij, Toni i dorëzohet presionit të Rudit, që nuk mungon t’i vërë në dukje në çdo rast që i jepet, se ai Toni është vetëm një parazit që jeton në kurriz të të vëllait dhe ... në sajë të aksidenteve që ndodhin në kthesë, për t’u hakmarrë ndaj poshtërsisë së zëvendësministrit Toni, e vret atë me thikën e xhepit.
Opera, një sezon me tri premiera
Debatet për shpalljen e kalendarit të ri artistik në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit tashmë nuk do të ndihen më. Lista e shfaqjeve të sezonit shtator-dhjetor 2008 është shpallur. Anëtarët e bordit dhe titullarë të institucioneve kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe së fundmi kanë miratuar edhe kalendarin e ri. Në mbledhjen e bordit artistik kishte dhe përfaqësues të sindikatës së pavarur të artistëve, prania e të cilëve u bë e mundur në sajë të këtij konsensusi, ndërmjet anëtarëve të bordit të drejtorisë dhe sindikatës. Nën patronazhin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, “stina skenike shtator-dhjetor 2008” ka paraqitur gjithsej 18 data të pjesëtuara në tre premiera dhe një sërë koncertesh të ndryshme. Pretendohet të jetë një kalendari i ringjalljes së këtij institucioni kulturor, i cili është i ndërtuar nga shfaqje të rëndësishme të përmasave të mëdha, por nga ana tjetër nuk do të mungojnë edhe shumë artistë të ftuar nga skenat më prestigjioze.
Fillimi i muajit tetor ka çelur sezonin “e zhurmshëm” me anë të veprës së kompozitorit gjerman Carl Orff, “Carimina Burana”. Një premierë e cila u shndërrua nga një vepër korale, në një vepër koreografike për herë të parë. Një interpretim koreografik nga Arian Sukniqi, me skenografi dhe kostume nga Arlind Halili Dritan Lumshi, në rolin e mjeshtrit të korit, dirigjuar nga Edmond Doko, Fabio Pirona, një mjeshtër koncertues dhe dirigjent i shfaqjes. Ndërkohë që gjatë kësaj jave seria e Koncerteve të Arta do të verë në skenën e TKOB një koncert për piano të realizuar nga mjeshtri italian, Bruno Canino. Një natë më vonë një bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës, Orkestra e Dhomës e Katalonjës do të mundësojë një mbrëmje të veçantë muzikore. Kalendari do të vijojë pothuajse gjatë gjithë muajit nëntor me premierën e radhës “Lucia Di Lamermoor” të Gaetano Donizetti. Një produksion i TKOB-së, si dhe një opera absolute, e cila do të vijë në një bashkëpunim me Teatrin Maggio Musicale të Firences. Shfaqja do të vihet në datat 1, 2, 4, 5 nëntor dhe mbaron në 22, ditë që korrespondon edhe me 55-vjetorin e TKOB-së. Premiera do të vijë nga një kastë artistësh, si dhe nën kujdesin e regjisorit Nicola Zorzi, mjeshtërit koncertues, Gianluca Martinenghi. Kostumet e produksionit vijnë nga Grahan Vick, ndërsa skenografia prej Alfredo Troisi.
Kalendari vazhdon më pas me premierën absolute “Triptik” të autorit Giaçomo Puçini, e cila përfshin tri opera në një akt. Një premierë absolute me regji dhe skenografi të Nikolin Gurakuqi, si dhe dirigjent të Alessandro d’Agostino. “Copelia”, një premierë absolute me koreografi të Ilir Kernit. Një produksion i TKOB dhe një bashkëpunim me Teatrin Kombëtar Kroat të Zagrebit. Më 22, 23, 25, 26 dhjetor do të vijë baleti nën kujdesin e dirigjentit Ermir Krantja, skenografi të Zorz Drausnik, kostumografi të Ljubica Wagner. Ndërkohë që premiera do të mbajë ritmin e shfaqjes, cikli Holli Koncertor për Artistët e rinj do të vendos “Dy mbrëmje muzikore në dispozicion të solistëve dhe ansambleve që provojnë skenën”, pikërisht mes datave 12-16 Nëntor. Portret i kompozitorit “Kozma Lara” është një tjetër shfaqje që renditen ndër të tjera në kalendarin më të ri. Cikli muzika shqiptare, me mbështetjen e MTKRS-së organizojnë një mbrëmje album vetëm më krijimtaritë e autorit të njohur. Më 19 nëntor koncerti do të vijë me pjesëmarrjen e Korit Kameral i Operas (balet), mjeshtërit të korit Dritan Lumshi, si dhe solistët më të njohur instrumentistë. Ambasada spanjolle do të sjellë një tjetër bashkëpunim, një mbrëmje muzikore e veçantë, “Romansas y Kantigas”. Më 20 nëntor këngë të lashta hebre do të vijnë për spektatorin shqiptar. Edhe të rinjtë do të kenë një hapësirë të veçantë në repertorin e sezonit shtator-dhjetor 2008. Në datën 23 të po këtij muaji në skenën e TKOB pritet recitali i pianistit të ri, Kostantinos Destounis, nga Konservatori Elenik i Athinës, Greqi. Me rastin e festës kombëtare, më 20 nëntor do të organizohet një koncert i përbashkët i artistëve shqiptarë, Tiranë-Prishtinë.