Udhëtim mes të dëshpëruarve
Nuk e di as vetë pse e shikoja ndryshe Zagrebin nga qytetet e tjera. Ndoshta pse ishte më afër Lubjana dhe Evropa. Sidoqoftë, lidhjet kroate-sllovene-shqiptare qëndronin më të forta se kishim një armik të përbashkët. Aty kisha miq, që mendonin si unë për të nesërmen. Viteve të fundit rritej interesimi kroat për vlerat tona shpirtërore dhe zëri ynë dëgjohej më shumë. Kisha botuar dy antologji nga letërsia jonë. Shtoheshin miq e botues për atë që krijohej tek ne.
Në shtyp gjendej edhe një antologji e poezisë shqipe me një pagëzim të çuditshëm “Pa folje” (Bez glagola), ku ishin të vendosur kryesisht poetët nga Kosova. Por ajo që shqetësonte nacionalizmin serb ishin dy poetë nga Shqipëria: Migjeni me poezinë “Parathënia e parathënies”, e vënë në vend të parathënies, ndërsa si tekst mbyllës kisha vënë “Poezinë” e Ismail Kadaresë, pra, asgjë të keqe nuk kishte rreth përpilimit të antologjisë. Mirëpo, Çarshia serbe e konsideronte si libër me bindje irredentiste, shtypi i tyre e kishte vënë në thumb, bile dhe ca institucione shtetërore.
Pas një kohe botuesi “August Cesarec” nga Zagrebi më kishte ftuar në përurimin e antologjisë “Pa folje”. Kjo ndodhi kur duhej të merrja pjesë në manifestimin letrar “Pranvera e Goranit” në Kurdunë. Mbahej ky më tepër nga shkaku i poemës “Humnera”, e shkruar në kohë genocidi, që kishte ndodhur në ato anë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Me këtë rast vlen të theksohet udhëtimi me mikun tim Milazim Krasniqin. Ishim të ftuar në Lubjanë nga shoqata “Migjeni”, ku merrnin pjesë dhe kroatë e sllovenë, do të thotë, të dëshpëruarit, me atë që ndodhte jo vetëm tek ne. Udhëtimin duhej ta bënim me tren, i cili nisej nga Fusha e Mëllenjave. Në stacion takuam një mediokër, e quanin Zhariq, i cili helmonte me shkrime opinionin lexues, në të vërtetë ai tregonte moralin serb. Dikur ishte zgërdhirë: “Duke iu falënderuar juve, unë rrej lexuesit e mi dhe shpif gjithçka për situatën në Kosovë; u bëra hit dhe ndërtova dy vila: njërën në bregdet e tjetrën diku në Shumadi. Këtë “stoli kombëtare” e ndeshim shpesh edhe nga zyrtarë serbë nëpër organizata ndërkombëtare, duke fshehur dhe genocidin ndaj myslimanëve, shqiptarëve dhe kroatëve. Në të vërtetë ata bëjnë një luftë të heshtur për të kthyer të humbësen në kohë të Sllobodanit, siç e konsiderojnë Kosovën dhe ca “xhepa” nga ish-shteti fantam. Dikur treni kishte arritur nga Athina dhe ne kishim kërkuar vend, se udhëtimi zgjaste afro 10 orë deri në Lubjanë. Tërë kohën përfytyronim fytyrën leshatuke të atij sharlatani, i cili diku në katin e dhjetë të Pallatit të Shtypit në Prishtinë kishte zyrën.
Për këtë turp i kisha treguar një poeti kroat, i cili nuk është më gjallë. Në Zagreb ndjeja veten më mirë se i ngjante një metropoli. Kishte diçka nga qytetet evropiane. Pija kafen përballë Teatrit kroat, kur botuesi më kishte vënë në tavolinë antologjinë, e cila kishte çuar pluhur, se aty frymonte një letërsi pa mure. Si ta bindësh Çarshinë serbe, e cila vetëm veten e shihte. I kisha telefonuar akademikut dhe poetit të shquar Juri Kashtelanit, i cili më kishte bezdisur shpesh për katedralet e Andrea Dursakun në Dalmaci dhe për ca libra që i kishte lexuar nga lashtësia jonë në gjuhë të huaja. Sapo arriti e dija se do të më tregojë diçka interesante. Duke qeshur kishte zënë të flasë se çfarë i kishte ndodhur në Paris, ku shpesh udhëtonte. Në shtypin francez kishte lexuar disa tekste për romanin “Kështjella” të Ismail Kadaresë. Jure Kashtelani ishte bërë kureshtar. Nëpër librari e kishte kërkuar romanin dhe ishte tërhequr në hotelin, ku banonte në Monparnas. Tërë natën e kishte lexuar. Në mëngjes kishte zbritur te kafeneja, ku pinte kafen e mëngjesit. Kishte kërkuar një shishe verë, të cilën e kishte shpikur deri në fund. Arsyeja: kishte zbuluar një shkrimtar të veçantë me një imagjinatë të çuditshme, i cili për mrekulli inkuadronte në veprën e tij bashkëkohoren me mitin. Ishte i lumtur se Ballkani kishte një krijues të madh, që vinte nga Shqipëria e për të cilin kishte zënë të flitej edhe në Zagreb, ndërsa te ne ca mediokër dhe informatorë bëjnë çmos ta zhbijnë nga dheu një vlerë kombëtare. Kjo është e turpshme se sulmet ndaj tij shfaqen gjithmonë në kohën kur ndahet çmimi “Nobel”, do të thotë se ne i përbuzim vlerat tona dhe i shikojmë ashtu siç na ka parë Çarshia serbe.
Para Teatrit kroat ishte ndalur autobusi dhe ne kishim zënë vend. Udhëtonim për në Kurdunë. Dikur kishte përmendur Bogdan Krizmarin dhe “Elaboratin mbi Shqipërinë” (1939) nga Ivo Andriq. Kishte pyetur si është pritur në Kosovë? Ivo ishte një i konvertuar, i kisha thënë. Shtresonte mjerimin serb për Kosovën, nga i cili kushedi kur do të lirohen lexuesit. Është e vërtetë se ai ishte kroat. Punimet e para ishin ca poezi, të cilat i kishte botuar që në fillim të shekullit XIX. Në një antologji të poezisë kroate, gjendet bashkë me Tin Ujeviqin, Kërlezhën etj. (1916). Kisha heshtur se nuk më duhej asnjë informatë tjetër për një krijues që kishte probleme me vetveten.
Antologjinë “Pa folje” ia kisha dhuruar poetit të nderuar. Pasi kishte lexuar ca reagime të Çarshisë serbe për të, kisha marrë një libër nga ai me përkushtim ku shkruante: “Ali Podrimjes, për guximin e tij”.
Si duket, libri i tij ishte i fundit. Një natë shkrova:
Përfundoi çudirat magjistari i fjalës.
Para se ta fik llambën në dhomën time
te një cung Dardanie.