KFOR-EULEX, te gatshem te pergjigjen
KFOR-i dhe EULEX-i nuk do te lejojne asnje lloj dhune ne Kosove dhe do te parandalojne cfare incidenti te mundshem, thuhet ne nje komunikate te derguar nga misioni evropian per sundimin e ligjit ne Kosove. Per momentin, behet e ditur se, KFOR-i eshte duke e shtuar prezencen e tij ne Mitrovice, ndersa edhe EULEX-i do ta shtoje prezencen ne veri te Kosoves per te treguar perkushtimin e tij per ta realizuar misionin e parapare. Ne kete komunikate po ashtu theksohet se trupat e KFOR-it dhe njesite e Policise se EULEX-it do te vazhdojne te ndihmojne Policine e Kosoves te mbaje rregull publik. KFOR-i dhe EULEX-i u kane kerkuar te gjithe banoreve te Mitrovices dhe zonave te tjera te Kosoves, te mbesin te qete dhe te ndalin cfaredo veprimi te dhunshem.