E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanovic: Masa shtese per garantimin e rendit dhe sigurise

Ministri per Kosoven ne Qeverine e Serbise, Goran Bogdanovic, ka apeluar tek KFOR-i, UNMIK-u dhe EULEX -i qe te ndermarrin masat shtese per te siguruar paqe dhe siguri per gjithe qytetaret e Kosoves. "Vecanerisht per qytetaret e Mitrovices se Veriut, te cilet ne kete moment jane me se shumti te prekur", ka thene ministri Bogdanovic, i cili ne Mitrovice eshte takuar me kreret e kater komunave te veriut te Kosoves dhe kryetarin e te ashtuquajturit Qarku i Mitrovices se Kosoves, Radenko Nedeljkovic. Bogdanovic ne konferencen per media, pas diskutimeve disa oresh, ka ftuar misionet nderkombetare qe te parandalojne provokimet dhe perkeqesimet e dhunes nga ana e shqiptareve. "Ajo dhune eshte e papranueshme, sepse politikanet shqiptar nuk po munden ta kuptojne se bashkekombesit e tyre duhet te jetojne me serbet prane njeri-tjetrit, qe duhet te bashkepunojne, si dhe nuk eshte ne interes te askujt qe te krijoje probleme e ta destabilizoje situaten", ka deklaruar Ministri per Kosoven ne Qeverine e Serbise. Sipas tij, Qeveria e Serbise kerkon nga komuniteti nderkombetar qe sa me pare te gjenden pergjegjesite per incidentet e se premtes dhe publiku te njoftohet me rezultatet e hetimit. Bogdanovic ka vleresuar se "eshte e papranueshme qe ekseset te ndodhin ne vendet ku jetojne serbet dhe ate ne pranine e komunitetit nderkombetar. Ministri ka pohuar se deshiron qe komunitetit nderkombetar t'i jape nje mesazh te qarte, qe perkunder tolerances dhe vullnetit te mire te Serbise per ta pranuar EULEX-in, doli se misioni i BE-se ka bere pak ose asgje per te parandaluar incidentet ne Mitrovice. "Ështe e papranueshme qe nga 9 dhjetori ekziston vakuumi i sigurise dhe se nuk dihet qe kush eshte pergjegjes per sigurine ne Mitrovicen veriore", theksoi Bogdanovic. Sipas tij, serbet deshirojne bashkepunim me te gjithe, por nuk mund ta pranojne qe te jene te provokuar. Ai ka apeluar te qytetaret qe te mos bien pre e provokime dhe i ka ftuar te dergojne nje mesazh se jane te gatshem per bashkepunim, me qellim qe problemet te zgjidhen ne menyre te qete dhe te dinjitetshme. Bogdanovic dhe kreret e komunave kane vizituar ne spitalin e Mitrovices veriore zjarrfikesit te cilet jane lenduar gjate trazirave te 2 janarit, ne lagjen e Boshnjakeve. Ministri ka shprehur keqardhje qe gjate incidenteve eshte lenduar edhe nje gazetar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›