E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcaret mesyjne ne Lazarat

Gjirokaster- Trafikantet korcare mesyjne ne Lazarat per te blere hashash. Shkon ne 194 kg droge sasia e sekuestruar nga policia e Gjirokastres gjate dy operacioneve te fundit pergjate brezit kufitar. Tre te rinj te dyshuar si trafikante narkotikesh nga Korca u ndaluan mengjesin e djeshem pas operacionit te koduar "Starkingu", ndersa u bllokuan dy automjete, njeri prej te cileve furgon i madh qe bente transportin e kater cantave me hashash Lazarati. Burime zyrtare bene me dije se te ndaluarit jane Erion Latka, 26-vjec, Elton Hodollari, 38-vjec dhe Gerti Miho, 30-vjec. Dyshohet se sasia e narkotikut kishte destinacion Greqine.

Aksioni ka nisur rreth ores 02:00 te mengjesit te djeshem, ne afersi te "Kafe-Bores", prane rruges kombetare Gjirokaster-Kakavije. Burime zyrtare thane se zbulimi i rrjetit ishte bere i mundur ne baze te informacioneve ne rruge operative dhe pergjimeve telefonike. Gjate dy diteve eshte mbajtur nen vezhgim rruga qe te conte per ne Lazarat dhe ne hyrje te qytetit te Gjirokastres. "Rreth ores 02:00 konstatuam dy mjete qe po leviznin ngadale ne rrugen ne hyrje te qytetit, njeri tip furgon, ndersa tjetri nje automjet i vogel", tha nje prej agjenteve pjesemarres ne operacion. Gjate kontrollit ne mjetin tip furgon, me targa KO 71 49 A, prone e Erion Latkes, por qe drejtohej nga Elton Hodollari, ne pjesen e pasme te sediles policia konstatoi se ishte improvizuar nje dhome e fshehte e salduar me flete llamarine, e cila sherbente per te fshehur drogen. Zedhenesi Gentian Mullai u shpreh se ne te u gjeten 98 pako ne forme cilindrike te mbeshtjella me leter natriban dhe me peshe nje kilogram secila. Pas pak minutash eshte bllokuar edhe mjeti i dyte, nje makine tip "BMË", me targa KO 68 28 A, qe drejtohej nga Gerti Miho, ku udhetonte edhe Erion Lakta, pronari i furgonit. Gjate momentit te arrestimit tre te dyshuarit nuk kane bere asnje rezistence, nderkohe qe gjate marrjes ne pyetje mohuan te kishin dijeni per sasine e narkotikut. "Grupi kishte zgjedhur nje dite me shi te rrembyeshem per te kryer trafikimin, me qellim qe te mos binte ne sy te policise", shtoi per gazeten "KJ" agjenti pjesemarres ne aksion. Pas perfundimit te hetimeve paraprake, dosja i kaloi Prokurorise se Gjirokastres per veprime te metejshme, me akuzen e "trafikut te lendeve narkotike".

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›