E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundërshtarë sllovak për vëllezërit Seferi

- Vëllezërit Nuri dhe Sefer Seferi kanë mësuar emrat e kundërshtarëve për mbrëmjen e 26 majit që do të zhvillohet në "Sporthalle" të të qytetit Kirchberg në Zvicër. "Tajsoni shqiptar" Nuri Seferi do të boksojë kundër sllovakut Roman Klucar në një përballje prej 8 rundash në kategorinë "cruiser". Boksieri shqiptar nuk do të duhej që të kishte problem përballë sllovaku pasi 28-vjecari Klucar ka shënuar vetëm një fitore, një barazim dhe 5 humbje në ringun profesionist, ndërsa "Tajsoni shqiptar" ka një bilanc prej 18 fitoresh (14 me "knockout") dhe 5 humbjesh. Kjo përballje mendohet të shërbejë si pjesë e përgatitjeve të Nuriut për duelin e 11 shtatorit që do të zhvillohet në Pragë të Cekisë dhe ku shqiptari do të kërkojë që t'i marrë titullin "IBF Inter-Continental" për peshën "cruiser".
Sefer Seferi që në boksin amator ka fituar tre herë titullin e kampionit të Zvicrës në kategorinë e rëndë do të debutojë përballë sllovakut Anton Lascek, që megjithëse nuk ka ndonjë bilanc për tu lavdëruar (vetëm 5 fitore dhe 5 barazime në 52 duele) ka një përvojë të madhe në ringun profesionist ku është përballur edhe me kampionë si Felix Sturm e Silvio Branco.

Liridon Iberdemaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›