Vritet kryetari i KF Lokomotiv. Motiv - narkokanali

- Kryetari i klubit futbollistik bullgar Lokomotiv të Pllovdivit që garon në ligën e parë, është vrarë sot gjatë një atentati të kryer në Sofje. Aleksandar Tasev (45), kryetar i njërit prej ekipeve më të njohura futbollistike në Bullgari, dje paradite është vrarë me dy plumba në kokë. Policia, tani për tani, s`ka njohuri për kryrësit dhe motivin e vrasjes. Sipas mediumeve bullgare, Tasevi i vrarë ka qenë aksione në 30 kompani, pjesa më e madhe e tyre të regjistruara në Qustendil. Pronari i Lokomotivit, Georgi Iliev, para dy viteve, po ashtu, ishte vrarë në atentat.
Motivi më i sigurtë për vrasjen e kryetarit të klubit futbollistik bullgar "Lokomotiv" të Plovdivit, është zbulimi i një narko-kanali.
Këtë sot e bëri të ditur Radioja nacionale bullgare, duke iu referuar një burimi të paemëruar nga hetimi.
Sipas burimit, ky motiv është një ndër më të sigurtat. Bëhet fjalë për një kontratë të zbuluar me mjete narkotike në të cilat kanë qenë të involvuar pasaniku Tasev nga Qustendili dhe biznesmeni me prejardhje greke Hristoforas Amantanidis - Taki.
Lidhjet e tij të ngushta, pohon burimi, aspak nuk kanë të fshehta, ndërsa greku është njëri nga sponsorët kryesor të klubit "Lokomotiv", pas vrasjes së ish-pronarit Georgi Iliev, i cili ishte edhe themelues i agjencisë për mbrojtje VIS.