Serbia merr statusin e vendit kandidat per tu pranuar ne BE

Dy jane kerkesat kryesore qe Serbiaduhet te plotesoje brenda 365 diteve te ardhshme ne qofte se deshiron fillimin e negociatave per anetaresim ne Bashkimin Evropian Arrestimin dhe dorezimin ne Tribunalin e Hages e dy te akuzuarve per krime lufte Ratko Mlladiq dhe Goran Haxhiq si dhe bashkepunimi me Kosoven. Kete konfirmon per Deutsche Wellen edhe profesori i Fakultetit te Shkencave Politike ne Beograd redaktori i revistes mujore Forumi Evopian Jovan Teokareviq.
Mendoj se perfundimi i bashkepunimit me Tribunalin e Hages perparimi ne dialogun me Kosoven si dhe heqja dore nga bojkotimi i takimeve rajonale gjate vitit te ardhshem do te mundesonte qe Keshilli i Minstrave diku nga mesi i vitit te ardhshem te lejoje edhe zyrtarisht kandidaturen e Serbise per anetaresim ne BE. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i jashtem belg Steven Vanackere ai francez Pierre Lellouche ai grek Dimitris Droutsas dhe spanjoll Trinidad Jimenez
Rruga eshte e gjate
Bashkimi Evropian eshte me miqesor ndaj Beogradit ne vecanti pas ndryshimit te rezolutes se paraqitur ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se ku hoqi dore nga kerkesa per dialog lidhur me statusin e Kosoves. Serbia ka deshmuar se eshte e gatshme per bashkepunim me BE-ne dhe ceshtja e Kosoves nuk do te duhej te ishte ndonje pengese teper serioze ne rrugen e afrimit te Beogradit me Brukselin mendon Ognjen Pribiqeviq ish - ambasador i Serbise ne Berlin. Problem shume me serioz sipas tij do te jete bashkepunimi me Tribunalin e Hages.
Per fat te keq ketu shihen problemet qe BE ka perbrenda kur behet fjale per zgjerimin e tij. Kjo ska te beje vetem me Serbine por me zgjerimin ne pergjithesi. eshtja e bashkepunimit me Hagen eshte shpjegimi me i lehte qe mund te jepet per te ndalur kete zgjerim. Mendoj se Serbia eshte duke pritur teper gjate disa hapa te BE-se.
Pengesat jane te medha
Pervec ketyre kushteve qe konsiderohet si kryesore ne rrugen e Serbise deri ne fillimin e negociatave zyrtare per pranim ne BE gjenden edhe shume pengesa te tjera. Serbia se shpejti do te marre nje pyetesor ku do te kerkohen me mijera pergjigje lidhur me gjendjen ne kete vend dhe reformat qe jane bere apo duhet bere. Numri i pyetjeve eshte i ndryshem varesisht nga gjendja ne vend. Kroacia per shembull eshte dashur ti pergjigjet 4.500 pyetjeve ndersa Mali i Zi 2.178. Pranimi i kerkeses per fillimin e negociatave per anetaresim paraqet vetem fillimin e nje rruge teper te veshtire e cila mund te jete edhe shume e gjate.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Serbia duhet te arrestoje dhe dorezoje Ratko Mlladiqin
Turqia per shembull e ka arritur statusin e kandidatit ne vitin 1999 ndersa negociatat per anetaresim kane filluar ne tetor te vitit 2005. Deri tani eshte mbyllur vetem nje nga 12 kapitujt e parashikuar per negociata. Nderkohe qe Islanda ka paraqitur kandidaturen ne korrik te vitit 2009 ndersa para dy muajsh ka nisur negociatat per anetaresim. Kroacia nga ana tjeter ka paraqitur kandidaturen per anetaresim ne shkurt te vitit 2003 ndersa negociatat per anetaresim kane nisur ne tetor te vitit 2005. Ajo ka mbyllur deri tani 22 nga 35 kapitujt qe duhet te trajtohen. Me ne fund Shqiperia ka marre statusin e kandidatit ne prill te vitit 2009 mendimi pozitiv i Keshillit te Minsitrave eshte dhene ne nentor ndersa pergjigjet e Tiranes zyrtare jane dorezuar kater muaj me vone. Komisioni Evropian ende nuk e ka bere vleresimin e ketyre pergjigjeve. Sidoqofte analistet ne Beograd pohojne se sikur Serbia sot te merrte statusin e kandidatit ndihmat e shpresuara financiare nuk do te shtohen shume para vitit 2014 kur do te miratohet buxheti i ri shtatevjecar i BE-se.
Autor Bahri Cani
Redaktoi Aida Cama