E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundërshtohet pr/ligji për arsimin parauniversitar

Shoqata e prindërve të nxënësve kundërshtoi pr/ligjin, duke theksuar se në asnjë pjesë të tij nuk është marrë parasysh kërkesa e tyre.

Ata thanë se në nenet e tij, nuk merret parasysh, duke nisur që nga zgjedhja e drejtorit të shkollës e deri te hartimi i kurrikulave mësimore. Edhe pronarët e shkollave private e kanë kundërshtuar projektligjin për arsimin privat në disa nene të tij sidomos ato që kanë lidhje me financimin.

Një tjetër pikë e kontestueshme e projektligjit ka qenë reforma e Altertekstit, e cila për shoqatën e Botuesve të Librit Shkollor ka nevojë për një bazë të re ligjore. Në diskutimin e radhës, deputetët e komisionit kuvendor të arsimit e medias do të dëgjojnë pikëpamjet e përfaqësuesve të komuniteteve fetare në lidhje me  projektligjin për arsimin parauniversitar.

                                                                                             2012-04-24 15:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›