Wollfarth: Presidenti i ri, personalitet dhe me konsensus

Ai apelon që të zgjidhet figura më përfaqësuese për popullin shqiptar.
"Së pari shohim Kushtetutën e cila parashikon mënyrën se si bëhet zgjedhja e presidentit. Koha po afron dhe është koha për të zgjedhur dhe propozuar kandidatët. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ia ka la plotësisht në dorë qytetarëve shqiptarë dhe mençurisë së klasës politike që ta zgjedhin vetë Presidentin e tyre. Është e rëndësishme që të zgjidhen personalitete që mund të ushtrojnë detyrën e presidentit në mënyrë dinjitoze. Ajo është një zyrë me një pushtet të lartë moral dhe Shqipëria dhe qytetarët shqiptarë e meritojnë një gjë të tillë", tha Wollfarth nga Durrësi.
Duke folur për reformën zgjedhore, ambasadori i OSBE-së tha se partitë e vogla duhet të vazhdojnë përpjekjen e tyre për përmirësimin e Kodit Zgjedhor. "Mendoj se është shumë e rëndësishme të flitet per reformën e Kodit Zgjedhor, një proces që është duke u zhvilluar tashmë në kuadër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore. Është një hap i rëndësishëm i partive politike, qoftë edhe të vogla, që të flasin për aspekte të ndryshme të reformës zgjedhore. Është e rëndësishme që nëse partitë e vogla duan t'i dëgjohet zëri të ketë platforma të tilla që nëse janë të bindshme për pjesën më të madhe të politikës ato mund të materializohen", u shpreh Wollfarth. Kreu i Prezencës erdhi mëngjesin e sotëm në Durrës me traget nga Italia, ku ka dashur të shohë personalisht procedurat që ndiqen në port. /Start/
2012-04-24 12:40