E Diel, 1 Nëntor 2026

Kundërshtohet projekti për terminalin e gazit në Fier

Ndezja e dritës jeshile nga ana e qeverisë për ndërtimin e terminalit të gazit natyror të lëngshëm është mirëpritur nga autoritetet vendore të Fierit, por jo nga qytetarët. Këta të fundit kanë shprehur rezerva për çështje që kanë të bëjnë me ndotjen e mjedisit sidomos në bregdetin e Semanit. Miratimi i projektit është bërë në mbledhjen e së mërkurës në Këshillin e Ministrave, ku u dha e drejta shoqërisë "Trans European Energy BV" të nisë punën. Në bazë të këtij vendimi i hapet rrugë ndërtimin dhe përdorimin e terminalit të gazit natyror të lëngshëm (GNL) në parkun energjetik në bregdetin e Fierit, të një gazsjellësi nëndetar Shqipëri-Itali, si dhe rrjetit të gazit në territorin shqiptar. Po në këtë mbledhje, vetë Kryeministri Berisha tha se ky projekt i siguron Shqipërisë burime të mëdha gazi dhe në rast se ai do të jetë projekt fitues, midis projekteve të tjera, territori shqiptar do të jetë i hapur. Nga ana e Kryeministrit, por dhe nga ana e krerëve të Qarkut të Fierit ndërtimi i këtij gazsjellësi do ta bëjë Shqipërinë një vend me burime të mëdha gazi dhe një epiqendër të tij në Ballkan. Por, ndërsa nga drejtuesit vendorë të Fierit ka pasur reagime me nota pozitive, vetë banorët e Fierit janë shprehur se vetë ata janë të detyruar të braktisin bregdetin e zonës së tyre, pasi ai me këtë projekt do të përfundojë i ndotur totalisht dhe i rrezikshëm për ata që do të frekuentojnë gjatë verës. Shoqatat mjedisore në Fier kanë paralajmëruar protesta kundër projektit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›