Tre fakultete protestojnë para Ministrisë së Arsimit
Studentët e tre fakulteteve të Universitetit të Tiranës kanë protestuar dje përpara Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, duke e cilësuar këtë institucion si "ministrinë e rrënimit". Studentët që kanë mbyllur ciklin e parë të studimeve trevjeçare në gazetari, si dhe një grup prej të rinjve që studiojnë aktualisht në Fakultetin Juridik, por edhe në Shkencat Sociale, kanë kërkuar zgjidhje për problemet e tyre përpara dyerve të Ministrisë së Arsimit. Kundërshtimi i modelit të ri të diplomës për studentët e Gazetarisë, që kanë përfunduar nivelin e parë të studimeve sipas sistemit të Bolonjës, i ka detyruar të rinjtë të kërkojnë një dokument sipas standardeve evropiane. Sipas tyre, ky model diplome, përveç gafave në përmbajtje, ka edhe gabime ortografike. Studentët deklarojnë se ky dokument cenon studimet 3-vjeçare që ata kanë kryer, duke u mohuar të drejtën e titullit në përfundim të tyre, si dhe deklarimin e fakultetit që kanë përfunduar. Po ashtu, të rinjtë analizojnë se formati i kësaj diplome është plot pasaktësi dhe gabime. Studentët e Fakultetit të Gazetarisë, gjatë protestës përpara ministrisë kanë sqaruar se ky model diplome nuk ka asnjë lidhje me simotrat e saj evropiane. Në një krahasim pamor të një diplome të Bolonjës në përfundim të studimeve të nivelit të parë, që u lëshohet studentëve evropian dhe modelit të ri që ka hartuar MASH, ka ndryshime thelbësore. Diploma evropiane nuk përmban as stemën e Republikës së Shqipërisë dhe as atë të Ministrisë së Arsimit, sikundër në diplomën shqiptare. Po ashtu, simotra evropiane përcakton edhe fakultetin dhe titullin që merr studenti në përfundim të këtij cikli studimesh. Studentët e gazetarisë kanë gjetur vetëm mbështetjen e rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, i cili në një deklaratë të dy ditëve më parë është shprehur se "Ministria e Arsimit ka gabuar me diplomat e përgatitura për studentët e Fakultetit të Gazetarisë". Sipas tij, përgatitja e modelit të këtyre diplomave është kompetencë e senatit akademik të universitetit.
Përkrah studentëve të Gazetarisë, në dyert e institucionit politikëbërës të arsimit në vend janë rreshtuar edhe të rinjtë që studiojnë në Fakultetin e Juridikut, si dhe ata të Shkencave Sociale. Të mbetur pa auditorët e fakulteteve të tyre, si pasojë e rrezikut nga çarja e godinës, ata kanë marrë arratinë në ambiente të tjera. Të rinjtë kanë kundërshtuar faktin që janë të detyruar të qëndrojnë në mësim deri pas orës 21:00 të mbrëmjes dhe me pauza të gjata nga njëra orë në tjetrën, ku sipas vetë dëshmive të tyre shumë profesorë nuk vijnë fare për të dhënë mësim. Nga ana tjetër, ata e kanë konsideruar si krejt të pakuptimtë pagesën prej 30 mijë lekësh të reja që janë të detyruar të paguajnë për një vit akademik, ndërkohë që atyre nuk u garantohet asnjë kusht për një proces mësimor normal. Kjo është edhe tarifa më e shtrenjtë që paguhet nga studentët e Universitetit të Tiranës për frekuentimin e një viti akademik.
Edhe studentët e Shkencave Sociale kanë kundërshtuar modelet e të ashtuquajturave diploma të tyre të ciklit të parë, që sipas vetë pohimeve që ata bëjnë janë thjesht formate A4 dhe pa asnjë element sigurie. Lidhur me çështjen e rikonstruksionit të godinës së këtyre dy fakulteteve, e cila është çarë në themele dhe ka nevojë për një ndërhyrje urgjente, mësohet se ende nuk është bërë asgjë për riparimin e saj. Vetë rektori i UT-së, Dhori Kule, ka pranuar se ende nuk ka nisur inspektimi nga organet kompetente, të cilat duhet të shprehen lidhur me ardhmërinë e këtij objekti.
Ministria e Arsimit
"Diploma e re, mundësi më të gjera punësimi"
Pas protestës së studentëve të Gazetarisë ka reaguar menjëherë edhe Ministria e Arsimit. Sipas përfaqësuesve zyrtarë të saj, duke iu referuar ligjit, ata shprehen se "përmbajtja dhe forma e diplomës dhe e suplementit të diplomës përcaktohen nga senatet akademike, në përputhje me udhëzimet e MASH". Ata shtojnë se në një udhëzim të MASH-it të korrikut 2008 saktësohen elementët e detyrueshëm të përmbajtjes dhe formës së diplomës, pra disa standarde shtetërore, mbi bazën e të cilave senatet akademike vendosin për modelin konkret të diplomës së veçantë të lëshuar nga çdo IAL. "Bëjmë me dije se ky standardizim është në përputhje me diplomat që lëshohen nga IAL-të brenda Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë dhe më gjerë", pohon zyrtarisht ministria. Ata sqarojnë se sipas ligjit shqiptar dhe Marrëveshjes së Bolonjës, emërtimi i diplomës përmban nivelin dhe fushën e studimit të kryer. "Theksojmë se kjo formë e emërtimit të diplomës sipas nivelit dhe fushës së studimit të kryer, krijon hapësira më të gjera punësimi për çdo të diplomuar në tregun e punës, në krahasim me modelin e mëparshëm me tituj profesionalë. Krahas diplomës, çdo student pajiset edhe me suplementin e diplomës, i cili jep hollësi për programin dhe nivelin e studimit të kryer si dhe për mundësitë konkrete të punësimit. Në përputhje me ligjin, MASH ka miratuar modelet e vendosura nga senatet e universiteteve të Tiranës, Elbasanit, Korçës, Gjirokastrës dhe Durrësit", theksojnë përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit. Ata shtojnë se është detyrë e IAL-ve të pajisin me diplomën dhe suplementin përkatës çdo student që ka kryer një program studimi. Ndërsa nënvizojnë se MASH ka dërguar më 24 korrik 2008 në Drejtorinë e Administratës Publike informacionin mbi ciklet e studimit, emërtimin e diplomave në përfundim të çdo cikli dhe mundësitë e punësimit.