Fier, 514 ankesa për pronat në dy muaj
Komisioni i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë në Fier ka marrë në shqyrtim 514 dosje ankesash. Arben Zaimi drejtues i këtij komisioni për Qarkun e Fierit shpjegon se mungesa e fondeve, por edhe e akteve ligjore ka bërë që efikasiteti i këtij komisioni ende të mos ndihet. Zaimi shpjegon se nga 514 dosje që janë regjistruar deri tani 416 i përkasin rrethit të Fierit, 57 rrethit të Mallakastrës dhe vetëm 36 rrethit të Lushnjës.
"Duhet thënë se ky numër i vogël dosjesh që regjistron rrethi i Lushnjës lidhet me mungesën e informacionit për ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë. Ndërsa Fieri ka regjistruar numrin rekord të ankesave dhe kërkesave për vlerësim titujsh", është shprehur për gazetën "Shqip" Arben Zaimi, kreu i komisionit në fjalë.
Mësohet se Prefektura e Fierit dhe kreu i saj, Shahin Bejdaj, pasi ka ngritur këtë komision kanë vënë në dispozicion të tij dy zyra dhe kanë siguruar një bazë materiale minimale si tavolina e karrige, por sërish gjashtë punonjësit dhe drejtuesi i komisionit janë duke kërkuar fonde për përmirësimin e kushteve të punës, si dhe sigurimin e bazës materiale, e cila është mjaft e nevojshme.
Sipas kreut të Komisionit të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë për Qarkun e Fierit, Arben Zaimi, mësohet se i është dërguar komisionit qendror dhe qeverisë kërkesë për dhënien e fondeve për bazë materiale dhe nga informacionet e deritanishme gjithçka do të zgjidhet pas çeljes së buxhetit të vitit 2009 nga qeveria shqiptare.
Ndërkohë që specifikë e dosjeve të regjistruara gjatë dy muajve të funksionimit të këtij komisioni mësohet se janë defektet gjatë shpërndarjes së tokës me anën e Ligjit 7501.
"Qarku i Fierit ka një veçori në krahasim me të gjitha qarqet e tjerë në vend, pasi ai ka pasur edhe numrin më të madh të ndërmarrjeve bujqësore. Kanë qenë tetë ndërmarrje të tilla, të cilat kanë shpërndarë tokën duke shënuar abuzime dhe për rrjedhojë kanë sjellë mjaft konflikte sot. Gjithashtu, në natyrën e dosjeve që po trajton komisioni që unë drejtoj të bën përshtypje edhe ankesa të tilla si shpërndarje toke në sipërfaqe më të mëdha nga çfarë u ka takuar pronarëve. Ndërkohë që ka pak raste kur fermerët kanë marrë tokë në sipërfaqe më të vogël nga sa u takonte me ligj. Ankesa dhe kërkesa për njohjen e titujve të pronësisë ka edhe nga njësitë vendore siç janë komunat. Ka shumë komuna që janë në konflikt mes tyre për pronësinë e tokës", sqaron Zaimi.
Sipas Arben Zaimit, pritet që javën e ardhshme të dalin dy akte të rëndësishme ligjore dhe menjëherë pas tyre do të nisë edhe vlerësimi i titujve të pronësisë. Komisioni i vlerësimit do të korrigjojë të gjitha defektet e regjistruara në zbatimin e Ligjit 7501 dhe ligjeve të tjera për tokën, duke shqyrtuar të gjithë titujt e pronësisë që janë dhënë para datës 8 gusht të vitit 2008. Zaimi shpjegon se janë ngritur grupet e punës dhe brenda pak ditësh edhe pse ka një mungesë të theksuar baze materiale do të firmosen dokumentet e para për njohjen e titujve të pronësisë. Ai shpjegon se në këta dy muaj janë hedhur hapa të sigurt për marrëdhënie të mira institucionale me zyrën e Hipotekës së Fierit, si dhe me Komisionin e Tokës në Qarkun e Fierit.