"Çfarë u arrit me çekët e OSSH-së"
Qeveria ka mbyllur negociatat me kompaninë çeke CEZ dhe rezultati zyrtar pritet të bëhet shumë shpejt publike. Negociatat, të cilat zgjatën për më shumë se katër muaj duket se kanë kënaqur palët pjesëmarrëse në proces. Kreu i ERE-s, Bujar Nepravishta zbardh për "Shqip" një pjesë të negociatave dhe çka u arrit falë marrëveshjes së arritur me kompaninë çeke. Përfundimi: çekët nuk zotohen që të ulin humbjet në 2009, ndërsa pala shqiptare nuk do të rrisë çmimin e dritave. Ky vit do të shërbejë për kryerjen e disa vlerësime, për të arritur në konkluzionin se sa mund të rriten tarifat.
Është miratuar nga ERE Deklarata Rregullatore. Ku konsiston ajo?
Deklarata Rregullatore e miratuar së fundmi dhe e publikuar në Fletoren Zyrtare përcakton termat kryesorë mbi të cilat do të mbështeteshin negocimet me kompaninë CEZ, e shpallur fituese për privatizimin e 76 për qind të aksioneve të OSSH. Kjo deklaratë përmban të gjitha termat që do të respektohen nga ana e kompanisë në procesin e operimit të sajë në tregun e energjisë elektrike. Periudha e parë rregullatore ka një afat prej 5 vjetësh, deri në 2014. Në këtë deklaratë, e rëndësishme është që kompania që do të privatizojë OSSH-në merr përsipër te reduktoje humbjet totale te energjisë nga 32 për qind qe janë aktualisht, deri në vlerën 15 për qind, ne vitin 2014. Ky është një tregues që duhet ta zbatojë kompania, e cila do ta arrijë këtë nëpërmjet zbatimit të standardeve me të mira të teknologjisë dhe të shërbimit.
Çfarë parashikon marrëveshja me çekët?
Veç kësaj në deklaratë parashikohet rritja e arkëtimeve. Nga ana tjetër, Enti Rregullator i Energjisë do të miratojë, një studim të bërë nga CEZ, për vlerësimin e humbjeve, të ndara në teknike dhe jo teknike. Aktualisht, ne nuk i kemi të ndara humbjet në teknike dhe joteknike mbi baza shkencore të sakta. Aktualisht ne nuk i kemi të ndara humbjet në teknike dhe jo-teknike mbi baza shkencore të sakta. Ndarja do të na bënte të vlerësonim saktë sasinë e energjisë që vidhet në rrjet ose që nuk paguhet dhe sasinë tjetër që humbet për shkak të linjave të amortizuara. Aktualisht ne dimë me saktësi se sa janë humbjet në total. Duke u mbështetur në këtë studim, ERE do t‘i miratojë CEZ-it, ato investime që në bazë të studimit japin efektivitetin maksimal në reduktimin e humbjeve
Kanë caktuar palët kushte më specifike në drejtim të zbatimit të kontratës?
Duhet t‘ju them se marrëveshja me aktorët e sektorit energjetik e ndan të gjithë procesin rregullator 5-vjeçar në dy etapa. Viti 2009 është konsideruar vit tranzitor në të cilin kompania CEZ mbas firmosjes së kontratës do të njihet me OSSH-në dhe do të organizohet. Nisur nga këto kushte CEZ nuk merr përsipër të përmirësoje që këtë vit nivelin e humbjeve dhe të arkëtimeve. Natyrisht ajo do të punojë për të arritur rezultate sa më të mira, por jo e detyruar si në arkëtime ashtu dhe në humbje. Duke qenë kështu, nga ana jonë në mënyrë të logjikshme u kërkua qe ne këto kushte, të mos rriten çmimet e energjisë për vitin 2009, çka u pranua edhe nga pala çeke. Kompania CEZ ka rënë dakord që objektivat t‘i vërë në zbatim duke filluar nga viti që vjen.
Kur do të vihen objektivat për zbatim?
Kompania CEZ ka rënë dakord që objektivat t‘i vërë në zbatim vitin që vjen. Me shpalljen e CEZ-it fitues në tender, Ministria e Ekonomisë krijoi grupin negociator për të negociuar dhe për të arritur nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë.
Janë mbyllur negociatat?
Negociatat kanë ecur mirë dhe mbeten drejt fundit, pritet vetëm firmosja e kontratës. E rëndësishme është të thuash që Banka Botërore ka pranuar që do të luajë rolin e garantit, duke akorduar kredinë 40 milionë euro, e cila vihet në punë në ato raste kur vendimi i ERE-s cenon marrëveshjen me CEZ. BB, duke qenë e sigurt se kuadri rregullator është i hartuar mbi baza të shëndosha, mori përsipër akordimin e fondit të garancisë. Kjo kontratë pas nënshkrimit dhe miratimit në qeveri do të ratifikohet edhe në Parlament. Në këtë mënyrë jepen garanci të plota për arritjen me sukses të këtij projekti. Duhet thënë se gjatë gjithë kohës së ekzistencës së KESH-it nuk kemi mundur ta menaxhojmë si duhet për t‘i dhënë konsumatorit shërbimin më të mirë.
Çfarë detyrimesh ka investitori?
Në Deklaratën Rregullatore janë përcaktuar standardet dhe detyrimet që duhet të përmbushë kompania çeke në drejtim të përmirësimit të shërbimit ndaj konsumatorit. Palët kanë rënë dakord për një rritje të mëtejshme të shërbimit. Detyrimet që ka pasur KESH ndaj konsumatorit në drejtim të furnizimit me drita, duke pasur parasysh humbjet në total, nuk plotësonin standardet e duhura. Kurse me CEZ, kompania e madhe dhe mirorganizuar në drejtim të menaxhimit, pritet një rritje e standardit në furnizimin e dritave, shërbimin, faturimin etj. Duhet të them se për hartimin e Deklaratës Rregullatore, në fillim është negociuar me të gjithë kompanitë pjesëmarrëse në tenderin e privatizimit të OSSH. Pas disa negociatave me të gjitha kompanitë, në takime të ndara, u ra dakord varianti i deklaratës rregullatore për të cilën fola më sipër. Pikërisht, nisur nga kjo deklaratë dhe nga kërkesat e paraqitura nga qeveria u bë e mundur shpallja e fituesit të tenderit.
Është rënë dakord për aplikimin e tarifave të reja. Sa do të jetë masa e rritjes?
Në marrëveshje është rënë dakord për rritje të çmimit që do të aplikohet në janarin e vitit 2010. Megjithatë, deri në momentin e rritjes së çmimit duhet të shpjegoj disa fakte. Caktimi i tarifave të reja varet nga shumë faktorë. E para nga niveli dhe çmimi i importit. Për fat të mirë kushtet hidro-energjetike paraqiten mjaft të mira. Kjo shihet te prurjet, rënia e çmimeve në tregje si rrjedhojë e krizës etj., por edhe e përmirësimit të menaxhimit të rezervës ujore. Për 2010, aplikimi do të bëhet prej CEZ në muajin shtator dhe në dhjetor ERE do të shpallë çmimet. Ajo që mund t‘ju them është se rritja e çmimit do të jetë tepër e butë.
Përballja
ERE-CEZ, dy histori të ndryshme
Hyrja në treg e kompanisë çeke CEZ do të ndryshojë shumë faktorë që kanë dominuar këto vite në sektorin elektroenergjetik shqiptar. Lidhja e kontratës me qeverinë shqiptare i hap rrugë një tjetër marrëdhënieje, asaj me ERE-n. Nepravishta pranon sfidat e së ardhmes, pasi me çekët diskutimet nuk do të jenë të lehta. "Raporti i ynë me CEZ do jetë tepër i rëndësishëm, pasi për çdo problem kompania do t‘i drejtohet ERE-s. Problemet me rritjen e çmimit, furnizimin me drita, shërbimi etj., do të diskutohen të gjitha me ERE-n", thotë Nepravishta. CEZ ka eksperiencë të gjerë dhe të suksesshme në fushën energjetike. Është e organizuar në menaxhimin e strategjisë që ndjek. "Do të na duhet të përballemi me një tjetër mentalitet. Megjithatë, jam optimist se çdo problem do të zgjidhet brenda kuadrit rregullator", thotë kreu i ERE-s. Pas më shumë se një vit kërkesash, qeveria miratoi fondin për rritjen e pagave dhe zgjerimin e stafit me specialistë për ERE-n.