E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karabuk, Irani i gatshëm për zgjidhjen e problemit

Baku - Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Manuçehr Mutteki tha se vendi i tij është i gatshëm për të mbështetur zgjidhjen problemit të Karabakut të Sipërm i cili është nën pushtimin e Armenisë. Manuçehr Mutteki në deklaratën e bërë në një televizion privat në Baku tha se ata mbrojnë tërësinë territoriale të Azerbajxhanit.

Pyetjes në lidhje me ndërmjetësimin për zgjidhjen e problemit të Karabakut me rrugë paqësore ai iu përgjigj se këtë temë janë duke e shqyrtuar së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit Elmar Memedjarov. Mutteki u ndal edhe te marrëdhëniet e Iranit me Azerbajxhanin. Ai u shpreh se Teherani kërkon t'i zhvillojë edhe më tej marrëdhëniet me fqinjët e tij.

Ndërsa lidhu me statusin e Detit Kaspik, Mutteki tha se po vazhdojnë negociatat për këtë temë dhe po përpiqen të gjejnë një zgjidhje të mirë me kushtin e mbrojtjes së të drejtave të Azerbajxhanit dhe Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›