E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundërshtoi policinë, prangoset e famshja Reese Witherspoon-FOTO

SHBA-Reese Witherspoon, aktorja amerikane, fituese e një çmimi Oskar është arrestuar në Xhorxhia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi tentoi të ndalonte arrestimin nga policia të bashkëshortit të saj, i cili drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Historia ka ndodhur të premten por bëhet vetëm sot publike pasi u zbulua nga mediat amerikane.
“Do të përfundoni në faqet e para të gazetave, pasi nuk e dini ende kë keni arrestuar. Nuk e besoj se jeni policë iu drejtua ajo agjentëve që po i vinin prangat burrit të saj.

"Ju nuk e dini kush jam unë”, kërcënoi ajo më tej policët, por realisht ishte ajo që përfundoi në pranga dhe me disa foto në rajonin që iu shkrepën në rajonin e policisë.

Reese nuk është e vetmja por plotëson tablonë e gjerë dhe të gjatë të yjeve të spektaklit që kanë përfunduar në rajonin e policisë, kryesisht pasi janë kapur teksa drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo droguar.

Dhe Hugh Grant, Paris Hilton, Lindsay Lohan, Charlie Sheebn janë vetëm disa që kanë përfunduar kohët e fundit në rajonin e policisë. E pra kjo është policia e huaj, ku sado i njohur të jesh, nuk ja hedh dot pa lagur.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Fyerje ndaj policit, arrestohet aktorja, Witherspoon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›