Udhëtimet drejt yjeve do të bëhen realitet!
A është e mundur të fluturohet deri në sistemet jo-diellore planetare me shpejtësi më të madhe se sa ajo e dritës? Po, është plotësisht e mundur, konfirmon Harold White. Me ekipin e tij në NASA ai po zhvillon aktualisht motorin superluminal (super-dritë), të destinuar për realizimin e udhëtimeve ndëryjore.
Deri në sistemin e Alpha Centauri, që ndodhet 4 vite dritë nga Dielli, anija kozmike me një motor të tillë do të fluturonte gjithsej për 2 javë.
Hulumtimet e Harold White janë një përpjekje e guximshme për përsosjen e konceptit të fizikanit meksikan Miguel Alcubierre, që ka shkaktuar në vitin 1994 një debat mjaft të gjallë në botën shkencore. Shkencëtari sugjeroi, siç i thonë fjalës, të kompresohet (të ngjeshet) hapësira para anijes kozmike, kurse në pjesën e pasme të saj të dekompresohet. Anija do të vendoset në këtë mënyrë në një "flluskë" hapësire të lakuar (të shtrembëruar) dhe do të mbetet në gjendje statike, në mënyrë që njerëzit, të cilët ndodhen në bordin e saj, të mos ndjejnë mbingarkesa trysnie. Përreth rend, zhvendoset me shpejtësi vetë hapësira dhe për llogari të kësaj kryhet lëvizja. Dhe mund të kompresohet dhe dekompresohet hapësira me një shpejtësi më të madhe se shpejtësia e dritës.
Për krijimin e "flluskës" nevojitet një substancë misterioze - masa negative, e cila gjatë shpërbërjes totale do të çlirojë energjinë e "errët" të nevojshme. Në llogaritjet e mbështetësve të teorisë së Miguel Alcubierre ofrohen madhësi të ndryshme të saj - ekuivalenti i tri masave diellore, masa e Jupiterit e kështu me radhë. Harold White në llogaritjet e veta e ka reduktuar atë akoma dhe më shumë, duke e sjellë deri në 700 kg. Me kusht që "flluska" të mos ketë formën e sferës, por të një torus-i (figurës në formë të gjevrekut), (angl. doughnut shape). Ai thotë se rezultatet e punës hulumtuese janë mjaft inkurajuese. Ekipi i tij me anë të përdorimit të rrezeve lazer po konstrukton një model në miniaturë të motorit të Alcubierre, ku hapësira të jetë e shtrembëruar, edhe pse në një madhësi jashtëzakonisht të vogël tani për tani - 1/10.000.000.
Shefi i Departamentit të Institutit të Fizikës me emër të “Lebediev” të Akademisë së Shkencave të Rusisë, Oleg Dalkarov, beson se financimi i këtyre ideve është i leverdisshëm vetëm për autorët e tyre dhe se, në të vërtetë, këto janë para të hedhura në erë:
- Dikastere e agjenci të ndryshme, ndër të tjera edhe tek ne në vend, japin fonde për hulumtime e punë shkencore të kësaj natyre për disa arsye. Një prej tyre konsiston në faktin se, me sa duket, grupi i punës, i cili u zgjodh në këtë rast, nuk është aq sa duhet kompetent. Arsyeja e dytë, ndonjëherë kjo i leverdis disa korporatave për të përfituar financime. Do të kalojë njëfarë kohe, ajo periudhë për të cilën është dhënë kredia, dhe grupi i punës do të shpërbëhet. Ndërsa më tej nuk do t’i kthehen më kurrë realizimit të kësaj ideje.
E megjithatë, a ka vallë ndonjë shpresë që një anije e tillë të ndërtohet në të ardhmen? Pikë së pari duhet gjetur mënyra e “zbutjes” së masës negative - me të lidhin zhvendosjen e galaktikave dhe zgjerimin e Universit. Ndërsa tani për tani fizikanët janë të gatshëm për të diskutuar vetëm modelin matematik dhe eksperimentet laboratorike.
(e.m/kohaditore/BalkanWeb)