E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, gjendet nga kufiri grek një person i vdekur, pranë tij shuma me euro

SARANDE-Një trup i pajetë i një personi që dyshohet se ka qenë trafikant ose klandestin është zbuluar sot nga policia greke, në vendin e quajtur Doliana.

Trupi i pajetë ndodhej gjysmë i përmbysur në lumin e Gormos ndërsa kufoma u dërgua menjëherë për ekspertizë në Janinë.

Pranë trupit u gjetën dhe shuma të konsiderueshme në euro. Nga shuma e eurove që janë gjetur pranë trupit të pajetë, policia ka ngritur dyshimet se personi mund të ketë qenë klandestin ose ndonjë trafikant i lëndëve narkotike që ka humbur jetën në rrethana misterioze pa përfunduar misionin e nisur.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›