Licensat, qeveria prezanton projektin e QKL

Ministria e Ekonomise ka prezantuar perpara grupeve te interesit projektin e ri per krijimin e Qendres Kombetare te Licensave, e cila do te permbledhe te gjitha licencat qe jep qeveria shqiptare, por jo ato qe leshohen nga institucionet qe nuk jane ne varesi te Keshillit te Ministrave.
Qendra Kombetare e Licensave do te funksionoje me parimin one stop shop, ku licensa mund te merret brenda nje dite. Burime nga Ministria e Ekonomise bejne te ditur se drafti perkates, qe ligjeron krijimin e qendres se licensave do te dergohet ne qeveri brenda muajit nentor.
Te njetat burime thone se te gjitha procedurat ligjore jane parashikuar te mbarojne para marsit te vitit te ardhshem, qe mendohet te jete dhe koha kur qendra te filloje te funskionoje.