E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH, tender per blerjen e energjise nga importi

Operatori i Sistemit te Shperndarjes zhvilloi tenderin per blerjen e energjise nga importi per dy muajt e fundit te 2008-es.

Ky eshte prokurimi i pare qe OSSH ben vete, pasi tenderat e meparshem jane zhvilluar nga KESH. Ne total Operatori i Sistemit te Shperndarjes kerkoi te bleje rreth 220 milione kilovat ore energji, per nje vlere totale prej 22 milione euro.

Ne gare moren pjese 8 kompani, por asnjera prej tyre nuk dha te gjithe sasine e kerkuar, nderkohe qe 2 kompanite serbe “EFT” dhe “Rudnap” ofruan sasite me te medha.

Cmimet e ofruara nga kompanite jane luhatur nga 86 deri ne me shume se 100 euro per megavat ore. Kjo blerje behet nga Operatori i Sistemit te Shperndarjes per te mbuluar humbjet ne sistem dhe pritet qe energjia te blihet nga me shume se nje kompani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›