E Diel, 1 Nëntor 2026

"Pedagoge e studente, bashke kunder korrupsionit"

Lufta kunder korrupsionit ka qene argumenti kryesor ne fjalen pershendetese te kryeministrit te Shqiperise, me rastin e fillimit te vitit te ri akademik. Gjate vizites ne ambientet e Universitetit Politeknik ne Tirane, kreu i qeverise Sali Berisha ka premtuar se arsimi do te vazhdoje te mbetet prioritet. Vecse qe te funksionoje sic duhet, pedagoget dhe studentet duhet te bashkohen duke dhene kontribut ne luften ndaj korrupsionit e mitmarrjes ne Universitete.

Thirrja

Gjate fjales se pershendetjes dje ne Universitetin Politeknik, kryeministri u beri thirrje pedagogeve qe te bashkohen ne luften kunder korrupsionit, per te nxjerre edhe provimet jashte cdo lloj ndikimi, sic u be me procesin e pranimeve ne universitet. "Kam shume besim tek pedagoget tuaj. Kam vetem nje kerkese; te luftojme se bashku korrupsionin. E them kete me kerkesen me miqesore dhe me te vendosur, te luftojme me vendosmeri korrupsionin", theksoi Berisha. Ai deklaroi se ka qene vete pedagog dhe ka dhene mesim 23 vjet ne universitet, por nuk mund te harroje kurre ditet e pranimeve ne universitete 3-4 vjet me pare. "E nxorem teresisht jashte cdo lloj ndikimi, procesin e pranimeve ne universitet. Tani bashkerisht me keta miq do te nxjerrim provimet jashte cdo lloj ndikimi", tha kryeministri ne fjalen e tij. Gjate takimit te djeshem Berisha pershendeti fillimin e vitit te ri akademik 2008-2009. Duke uruar 110 mije te rinj e te reja qe u ulen dje ne bankat e universiteteve, kryeministri theksoi se ky vit shkollor nis ne nje stad te ri, qe me liberalizimin e universiteteve brenda nje kohe te shkurter u kalua nga 14 studente, ne 30 studente per 1 mije banore. Kryeministri tha se nga kater here me larg standardit evropian, tashme Shqiperia eshte baras me disa vende te Bashkimit Evropian dhe po ecen e sigurt drejt mesatares se BE-se.

Kampusi

Nga ana e tij rektori i Universitetit Politeknik te Tiranes, Jorgo Kacani falenderoi kryeministrin Berisha per vemendjen e vazhdueshme qe i ka kushtuar dhe vazhdon t`i kushtoje sektorit te arsimit. Duke iu referuar projektit per zgjerimin e hapesirave te universitetit, Kacani tha se stafi drejtues i dale nga zgjedhjet me demokratike qe jane zhvilluar ne universitete, ka pergatitur strategjine e zhvillimit te Universitetit Politeknik te Tiranes. Ai theksoi se kampusi parashikon ngritjen e nje siperfaqeje ndertuese prej 60 mije metra katrore, me nje kosto ndertimi 37 milione euro. "Te gjitha keto do te cojne ne nje dyfishim te numrit te studenteve te UPT-se, rreth 16 mije studente, te 1 mije pedagogeve full-time dhe permbushjen e treguesve te standardeve evropiane te shkollimit", tha Kacani. Kryeministri Berisha duke pergezuar stafin drejtues te Universitetit Politeknik te Tiranes per hartimin e projektit i garantoi ata se qeveria do te investoje realizimin e tij. "Ketu kemi dhe Fakultetin e Ndertimit, por lejet e ndertimit ne Shqiperi jane infernale. Duhen 350 dite, asgje s`na pengon ne te realizojme standardin me te mire. Leja e ndertimit eshte shume e rendesishme sepse cili do te ishte ai biznesmen qe do te donte te mbante parate e tij 350 dite ne pritje te nje leje", tha kryeministri. Sipas tij, universitetet jane shtreterit e ngrohte te mendimit intelektual te kombit, ndaj qeveria eshte e angazhuar te beje cdo perpjekje per modernizimin e universiteteve tona.

Berisha tha se kete vit jane shtuar 950 pedagoge te rinj dhe shprehu gatishmerine per shtimin e pedagogeve te tjere, me qellim qe ne universitete te dominoje cilesia. Sipas tij, gara e cilesise per arsimin eshte me jetike se cdo gare tjeter per te ardhmen e ketij kombi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›