"Politika e gabuar po mbyll Universitetin e Gjirokastres"
Gjirokaster- Dita e pare e vitit te ri akademik 2008-2009 ka nisur jo me pak probleme ne disa prej universiteteve te vendit. Vendet e lira rrezikojne qe disa dege te mbyllen ne universitetet kryesore si ai i Gjirokastres, ndersa ka krijuar probleme edhe ne universitetet e Elbasanit apo Vlores, ku ende ka kuota te lira. Gjithsesi ky vit akademik pervec rikonstruksionit te godinave ku merren leksionet, ka sjell programe te reja arsimore. Pritet te rritet cilesia e mesimdhenies, ndersa do te aplikohen edhe masterat. Ne kete situate te krijuar, sinjalin SOS e ka leshuar dje rektori i Universitetit "Eqrem Cabej" ne Gjirokaster, Gezim Sala, pasi institucioni rrezikon te mbyllet per shkak te disa degeve ku nuk ka studente te regjistruar.
Dukuria
Rektori Gezim Sala ka paralajmeruar rrezikun e mbylljes masive te degeve aktuale te ketij universiteti. Gjate nje konference per shtyp, rektori Sala eshte shprehur se, "viti akademik qe sot (dje) celim zyrtarisht, ne jeten gati 40 vjecare te Universitetit te Gjirokastres, perben vitin me te keq per sa i perket prurjeve studentore dhe me te mirin per sa u perket pergatitjeve reformuese dhe akademiko-shkencore te stafit". Kete vit mesohet se jane thithur rreth 35 per qind e numrit te studenteve te planifikuar, duke sjelle si pasoje qe tre apo kater departamente, nga 15 qe ka universiteti, te rrezikojne mbylljen qe kete vit dhe disa te tjere te rrezikohen seriozisht ne te ardhmen e ketij institucioni nga me te rendesishmit ne Jug te vendit. "Rreziku i mbylljes se universitetit tone, pervec faktorit te brendshem, eshte rezultat kryesisht i politikave shteterore per arsimin e larte", ka shpjeguar kete situate rektori Sala per mediat. Sipas tij, "ne kete gjendje ka ndikuar hapja pa kriter e universiteteve te rinj ne vend, sidomos vitet e fundit. Profilet e ketyre universiteteve dublojne njeri-tjetrin". Dhe duke llogaritur numrin e institucioneve mesimore ne shkalle vendi dhe ate te studenteve, rektori thote se aktualisht ka nje universitet per rreth 6 mije metra katrore.
Rreziku
"Rajoni nga terhiqte tradicionalisht studente Universiteti i Gjirokastres, ka sot 5-6 universitete te reja, ose filiale universitetesh. Secili nga keto universitete i bie te pranoje mesatarisht ne vit 350-400 studente", ka pohuar rektori per gazetaret. Ai kritikon ashper politiken arsimore te ndjekur dhe kerkon zgjidhje te menjehershme. "Shperndarja e studenteve nga Ministria e Arsimit dhe Shkences neper universitetet publike, nuk behet duke kombinuar preferencat e studenteve, nivelin cilesor te tyre me nivelin e kualifikimit akademiko-shkencor te universiteteve. Shperndarja e kandidateve per studente behet vetem mbi bazen e preferencave te tyre", vijon rektori. Nje tjeter problem mbetet dhe monopolizimi ne keto universitete. "Monopolizimi i ciklit te dyte dhe te trete te studimeve vetem ne disa universitete, kryesisht ne Tirane, dhe kufizimi i nivelit te studimeve ose diplomave ne deget ekzistuese, ul edhe me shume preferencat per universitetin e Gjirokastres. Ne i konsiderojme keto politika qe sjellin konkurrencen e eger te tregut te lire edhe ne arsimin e larte, si te gabuara dhe me pasoja te renda per arsimin kombetar. Viktima e pare po behet universiteti yne", paralajmeroi kreu i universitetit te Gjirokastres, duke kerkuar nderhyrjen sa me shpejt nga ana e shtetit.
Blerim Kore