Burrel, çelet ekspozitë për Mbretin Zog
Trashëgimtari i familjes mbretërore Princi Leka ka falenderuar qeverinë për atë që ai e cilëson rivlerësim që po i bëhet figurës së mbretit Zog. Leka Zogu ishte në qytetin e Burrelit ku u cel edhe një eskpozitë fotografie kushtuar familjes mbretërore.
BURREL- Në qytetin e Burrelit është celur një ekspozitë fotografike kushtuar familjes mbretërore. Në ceremoni merrte pjesë edhe princi Leka i cili falënderoi qeverinë për rivlerësimin që po i bën figurës së Mbretit Zog. Reagimi pason njëherazi dhe deklaratën më të fundit të Berishës se do të sjellë në atdhe eshtrat e Mbretit Zog.
I shoqëruar nga deputetë të Kuvendit, fillimisht u vendosën kurora me lule pranë shtatores së mbretit zog në këtë qytet, ndërsa në ceremoninë e përurimit të ekspozitës autoritetet lokale kanë premtuar aktivitete të tjera në nderim të Mbretit.
Kryeministri berisha deklaroi të premten se do të kthehen në Shqipëri eshtrat e mbretit Ahmet Zogu që prehen në Francë.
Kryeministri vazhdon rehabilitimin e Mbretit që u largua fshehtazi nga Shqipëria në vitin 1939 kur nisi Lufta e Dytë Botërore.
Familja Zogu u kthye në atdhe pas viteve 90-të. Leka Zogu mori pronat në qendër të Tiranës që prej vitesh shërbenin si institucione shtetërore gjatë qeverisjes së Berishës. Ndërsa një muaj më parë, kryeministri përuroi bustin e Ahmet Zogut në qendër të qytetit të Burrelit.
(e.n/News24/BalkanWeb)