Nxënësit bojkot mësimit pas largimit të mësueses
Largimi i mësueses kujdestare dhe zëvendësimi i saj me një tjetër ka revoltuar nxënësit e shkollës 9-vjecare në Memaliaj. Prej gati 3 ditësh ata kanë bojkotuar mësimin, ndërsa shprehen se disa prej nxënësve janë kthyer me forcë në klasa.
MEMALIAJ- Transferimi i mësueses kujdestare ka shkaktuar revoltimin e nxënësve të saj në shkollën 9 vjecare të qytetit të Memaliaj. Bëhet fjalë për nxënësit e klasës së nëntë , të cilët kanë vendosur të kundërshtojnë vendimin për argimin e mësueses Merita Shehut dhe zëvendësimin e saj. Me këtë rast ata kanë bojkotuar mësimin ndërsa shprehen se janë kthyer me forcë në klasë.
Vetë mësuesja Merita Shehu rrëfen se vendimi për transferimin e saj është komunikuar pa asnjë shkresë zyrtare duke lënë vend për dyshime.
“Prej 3 ditësh është zyrtarizuar transferimi im në një shkollë tjetër pa dokument zyrtar. Nxënësit ishin lajmëruar që mësuesja juaj ka ikur dhe për këtë arsye do të vijë një mësuese tjetër, ndërsa mua më lajmëron drejtori në telefon se vendimi ishte marrë nga Drejtoria Arsimore” shprehet mësuesja Shehu.
Bojkoti i mësimit vijon që prej ditësh së mërkurë ndërsa shprehen të vendosur për ta cuar atë deri në fund. (e.n/News24/BalkanWeb)