E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallet qeveria e re ne Gjeorgji

Parlamenti i Gjeorgjisë ka konfirmuar qeverinë e re, të udhëhequr nga miliarderi Bidzina Ivanishvili. Tetëdhjetetetë deputetë kanë votuar në favor të saj, ndërsa 54 kanë qenë kundër. Tetë anëtarë të parlamentit, nuk kanë qenë të pranishëm në seancën që është mbajtur në qytetin Kutaisi. Koalicioni i Ivanishvilit, Ëndrra gjeorgjiane, ka fituar shumicën e vendeve në parlament në zgjedhjet e 1 tetorit. Ivanishvili është zotuar se do të vazhdojë të ndjekë politikën pro-perëndimore të presidentit Mikheil Saakashvili. Por, ai po ashtu ka premtuar se do të përmirësojë marrëdhëniet edhe me Rusinë fqinje. Raportet Tbilisi-Moskë janë dëmtuar që kur Rusia ka zhvilluar një luftë të shkurtër në Gjeorgji, në gusht të 2008-ës, për shkak të rajoneve separatiste të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›