Gjermani Babak Rafati, bilbili i finales

Gjyqtari gjerman Babak Rafati do të jetë edhe "bilbili" që do të gjykojë finalen Vllaznia-Tirana. Në fakt, pritej ceku Ljubos Mishel, por ky i fundit refuzoi në momentin e fundit, pasi pati një ofertë nga Federata e Futbollit të Omanit, ku pa dyshim është joshur nga ndonjë pagesë shumë më e lartë.
Bankieri Babak Rafati është gjyqtar i FIFA-s, nga 1 janari i vitit 2008, duke zëvendësuar kështu arbitrin e njohur Markus Merk. Rafati është me origjinë nga Irani, por ka lindur në Hanover të Gjermanisë dhe gjykon që nga viti 2000 në Bundesligën e parë gjermane. Janë 41 takime të gjykuara nga 38-vjecari Rafati në Bundesligën 1 nga viti 2005.
Historia e gjyqtarëve të huaj që gjykon një finale të kupës së Kampioneve shkon në të tre: Në vitin 2006 finalen midis Vllaznisë e Tiranës e gjykoi italiani Stefano Farina, ndërsa në finalen e vitit 2003. Dinamo-Tirana (1-0) gjykoi Alfredo Trentalanxhe. Në total gjyqtarët e huaj janë pesë. I pari ka qenë spanjolli Fernandez Marin (2002).
Më pas nis dhe "dashuria" me "xhaketat" e zeza italiane: Xhanluka Paperesta (2003), Alfredo Trentalanxhe (2003), Stefano Farina (2006). Gjermani Rafati është i pari nga vendi ku luajnë Skela, Lala, Kapllani e të tjerë.
"Ne kemi nevojë për më shumë Lala". Deklarata vjen pikërisht nga trajneri i Hanoverit, Diter Heking dhe e publikuar në versionin online të gazetës më popullore gjermane "Bild". Heking dëshiron të ketë më shumë lojtarë si shqiptari në mesfushë, atje ku nisin bllokohen kundërshtarët. "Ashtu si luan Altini, fiton respekt. Ne nuk jemi në rrezik, nëse atë e lëmë të luajë i vetëm në zonën mbrojtëse të mesfushës. Nëse ne duam të shkojmë më tej, ne kemi nevojë në të ardhmen për më shumë tipa si ai". Edhe Lala është i kënaqur me rezultatet e tij. "Ne duam t'u prishim lojën kundërshtarëve dhe deri tani ja kemi arritur".
Precedentët e "huaj"
2008
Finale e Kupës së Shqipërisë
Vllaznia-Tirana, 7 maj
Babat Rafati (Gjermani)
2006
Finale e Kupës së Shqipërisë
Vllaznia-Tirana 1-0
Stefani Farina (Itali)
2003
Finale e Kupës së Shqipërisë
Dinamo-Tirana 1-0
Alfredo Trentalanxhe (Itali)
2003
Pleof i Kampionatit të 64-t
Lushnja-Apolonia 4-1
Xhanluka Paparesta (Itali)
2002
Plej-of i Kampionatit të 63-të
Dinamo-Tirana 0-0
Fernandez Marin (Spanjë)