E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbehet merkato e futbollisteve i le vendin trajnereve

Në monentin kur merkato e Superligës pritet të hyjë në momentin kulmor përsa i takon lëvizjeve të futbollistëve, skenën e ka vjedhur “valsi” i trajnerëve. Kur skuadrat janë në momentin më të rëndësishëm të përgatitjeve për gjysmën e dytë të sezonit, kanë nisur edhe lëvizjet e para për vitin 2012.
Në këtë mënyrë, Laçi ka emëruar në krye të stolit trajnerin Përparim Daiu. Kavajasi zëvendëson Nevil Deden, i cili u shkarkua nga detyra pas javës së 12-të dhe ka detyrën të ringrejë kurbinasit, që pas penalizimit me 6 pikë nga FSHF e mbyllën fazën e parë në vendin e 11-të me 11 pikë.
Daiu e nisi sezonin 2011-2012 me Tomorin, ku dha dorëheqjen pas humbjes 6-2 që skuadra pësoi në fushën e Shkumbinit.
Skuadra beratase mbetet protagonist në këtë edicion përsa i takon trajnerëve. Aksionerët e rinj të klubit, kanë nisur ndryshimet në skuadër dhe “viktima” e parë është bërë trajneri Eqerem Memushi.
Vlonjati largohet nga Tomori dhe bëhet trajneri i shtatë që shkarkohet në këtë edicion dhe i pari që lë detyrën për vitin 2012 në kampionatin elitar në Shqipëri. Ai punoi vetëm për 9 javë, ndërsa skuadra mbetet në luftë të plotë për mbijetesë.
Sipas gjasave, pasardhësi i Memushit në stol, do të jetë Artan Mergjyshi, që prej javës së 9-të drejtoi Dinamon pas largimit të Faruk Sejdinit. Nëse do të braktisë blutë kryeqytetas për ofertën nga Tomori, Mergjyshi do të jetë tekniku i tetë që largohet në Superligë.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›