Reali i Madridit nje makine golash
Që Reali i Madridit ka shanse të mira për të fituar La Ligën kjo është kuptuar prej javësh. Forcën e skuadrës së Zhoze Murinjos, e cila shkatërroi me rezultatin 5-1 Granadan, duke e nisur me fitore vitin 2012, e tregojnë edhe shifrat. Një makineri e mirëfilltë golash, të cilës deri më tani vetëm Barcelona ka arritur ti bëjë ballë.
Me pesë rrjetat e realizuara në Santiago Bernabeu, ku dy mbajnë firmën e Benzema, ndërsa të tjerat u realizuan nga Sergio Ramos, Higuain dhe Kristiano Ronaldo, skuadra “merengue” është ngjitur në kuotën e 61 golave në 17 ndeshje të kampionatit.
Një mesatare prej 3.5 golash në çdo takim, ndërsa Kristiano Ronaldo me 21 rrjetat e tij ka shënuan dyfishin e golave të realizuar nga Granada në këtë sezon. Nëse vazhdon me këto ritme, ekipi aktual do të thyejë rekordin historik të Realit të Toshak, me 107 gola. Madje, me një mesatare të tillë, ata do ta mbyllnin sezonin me shifrën e frikshme të 136 golave të shënuar.
Tërheqja e veshit që Murinjo i bëri skuadrës pas ndeshjes me Malagan në Kupën e Mbretit ka dhënë menjëherë efektin e dëshiruar. Skuadra fitoi me goleadë, por ajo që vlen më tepër është se “merenguet” bindën me lojë.
Me fitoren e arritur ata mbeten kryesues në La Ligan spanjolle me 43 pikë, 6 më shumë se Barça, e cila është e impenjuar në derbin me Espanjolin.