Kupa, Shkumbini – Dinamo 2-1

www.albania-sport.com) - Falë dy penalltive të realizuara nga sulmuesi Endri Bakiu, Shkumbini arriti të përmbysë dizavantazhin 0-1 me Dinamon, duke fituar 2-1 sfidën e parë çerekfinale të Kupës.
Shkumbini i Përparim Daiut ia del të ndalë për herë të dytë Dinamon në Peqin, duke futur në këtë statistike dhe fitoren 4-0 në kampionat.
Blutë e Shkëlqim Muçës shënuan të parët me anë të Bekim Kulit në minutën e 55-të, por dhjetë minuta më pas, Endri Bakiu fitoi një penallti të cilën e shndërroi në gol po vetë.
Në minutën e 77-të, blerja dimërore Altin Gërboviç u pengua në zonën e Dinamos dhe gjyqtari Sokol Çekaj akordoi 11-metërshin e dytë për peqinasit.
Endri Bakiu sërish u tregua i saktë duke i dhuruar fitoren 2-1 Shkumbinit e ngjallur shpresën për kualifikimin për herë të katërt të peqinasve në gjysmëfinale.
Në takimin e kthimit, Dinamos i mjafton edhe një fitore minimale 1-0 për të kaluar për herë të 31-të midis katër më të mirave të kupës, ndërkohë që Shkumbini duhet të luftojë fort për të fiksuar barazimin apo të paktën një humbje 2-1 për të kaluar në kohën shtesë.
Në ndeshjen e tyre në kampionat të luajtur në kryeqytetet Dinamo fitoi 2-1 me Shkumbinin.
KUPA E SHQIPËRISË
ÇEREKFINALET
Ndeshje e parë
Shkumbini –Dinamo 2-1
E mërkurë, 24 shkurt 2010
Shënues: Endri Bakiu 65’ (p) e 77’(p)/ Bekim Kuli 55’
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 24 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili