E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra shpëton Barçën, Ciani Bordonë

(www.gazetaret.com)- Shtutgard-Barcelona 1-1. Ky ishte verdikti i ndeshjes së parë në raundin e “vdekjes” midis gjermanëve dhe kampiones në fuqi të Europës. Kakau shënoi për Shtutgardin në minutën e 25-të, duke shmangur mbulimin e mbrojtësit të Barcelonës, Karles Pujol, e duke goditur fuqishëm me kokë nga një distancë e afërt pas krosimit të Timo Gebhart. Me pjesën e parë të mbyllur me avantazhin e gjermanëve, Barcelona u përpoq shumë në fraksionin e dytë, duke barazuar shifrat në minutën e 52-të me anë të sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimoviç pas një asisti të Zherard Pikesë. Në takimin tjetër të së martës, Olimpiakos-Bordo, francezët fituan 1-0 në Athinë. Golin për formacionin e Lorent Blank e shënoi Ciani në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Johan Gurkuf ekzekutoi një goditje të lirë dhe Mikael Ciani shënoi me kokë brenda zonës, njëherësh edhe goli i 50-të i Bordosë në Ligën e Kampioneve.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 23 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›