E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disiplinori, “grushte” Gramozit dhe Hodos

(www.gazetarët.com) - Dy ndeshje në fushë asnjanëse për Gramozin dhe përjashtim përgjithmonë nga aktivitet futbollistike i zëvendëstrajnerit të skuadrës kolonjare, Altin Hodo.

Ky ka qenë “grushti” i Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ndaj dhunës së ushtruar nga arbitrave në përfundim të takimit Gramozi-Vllaznia (1-1, java e 22-të e Kategorisë Superiore).

Ndaj veprimit të dhunshëm të Hodos reagoi edhe ministri i Sporteve, Ferdinand Xhaferri, që kërkoi nga ana e tij kallëzim penal ndaj ndihmëstrajnerit të Gramozit, çka reflektoi edhe në vendimin ekstrem të Komisionit të drejtuar nga juristi i njohur, Eno Bushi.

Nga lojtarët ekipeve të elitës (Kategoria Superiore), Halim Begaj i Flamurtarit për goditje të kundërshtarit, Gentian Gjondedës së Kastriotit, u dënua me pesë ndeshje pezullim dhe një gjobë prej 100 mijë lekësh.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 24 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›