E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa, Shkumbini – Dinamo, lojë nervash

(www.albania-sport.com) – Pas humbjes 3-0 me Apoloninë në Fier, në takimin e vlefshëm për javën e 22-të të Kategorisë Superiore, Dinamo do të luajë për Kupën e Shqipërisë kundër Shkumbinit në Peqin, atje ku dhe ka pësuar humbjen me të thellë gjatë këtij edicioni, 4-0, por në një 90 minutësh të luajtur në një terren jo normal, duke hapur më pas shumë polemika midis dy kampeve.

Takimi i parë çerekfinal ishte programuar për tu luajtur dy javë më parë, më 10 shkurt, por sfida nuk u zhvillua për shkak të gjendjes shumë të keqe të fushës së Peqinit, thuajse të mbuluar nga uji.

Dinamo e ka thuajse të mbyllur çështjen e titullit kampion, por blutë synojnë në 60-vjetorin e themelimit të klubit ta festojnë me një dopjetë. Protagoniste absolute e kampionatit shqiptar (54 pikë, pas 22 javësh) dhe me një diferencë +14 pikësh nga Besa e vendit të dytë, trajneri Muça kërkon ta mbyllë kualifikimin qysh në ndeshjen e parë në Peqin, pavarësisht se “fantazma” e humbjes 4-0 rëndon ende.

“Duhet të punojmë shumë që të zgjidhim gjithçka qysh në ndeshjen e parë në Peqin”, - deklaroi Muça për mediat sportive. Por, trajneri i Shkumbinit, Përparim Daiu, ka mendim të kundërt: “Luajmë në fushën tonë dhe besoj se do të jemi mjaft të karikuar për ta fituar takimin, e cila do të hapte rrugën e kualifikimit qysh në sfidën e parë”.

Shkumbini ka një “plus energjish” pasi nuk e luajti ndeshjen e kampionatit me Skënderbeun për shkak të kushteve, ndërkohë që që Dinamo u “zgërlaq” në Fier me Apoloninë.

Në dy takimet midis tyre në kampionat, Dinamo fitoi 2-1 në Tiranën dhe humbi 4-0 në Peqin. Takimi i kupës do të gjykohet nga Sokol Çekaj.


DREJT ÇEREKFINALEVE

RRUGA E SHKUMBINIT
Në rrugën drejt çerekfinaleve, në turin e parë Shkumbini eliminoi Memaliaj e Kategorisë së Parë me dy fitore të ngushta: 1-2 në Memaliaj dhe 1-0 në Peqin. Në turin e dytë eliminoi Kastriotin: barazoi 1-1 në Krujë dhe fitoi 1-0 në Peqin.

RRUGA E DINAMOS
Në rrugën drejt çerekfinaleve, në turin e parë, Dinamo u Muçës u kualifikua pas dy fitoreve me Mamurrasin (3-2, 2-0) të Kategorinë e Dytë. Në turin e dytë eliminoi Bylisin: humbi 1-0 në Ballsh dhe fitoi 3-0 në Tiranë.

SHKUMBINI
Pjesëmarrëse: në 21 edicione
Në çerekfinale: 10 herë
Në gjysmëfinale: 3 herë
Në finale: 0 herë
Fituese: 0 herë
Finale të humbura: 0 herë

DINAMO
Pjesëmarrëse: 52 edicione
Në çerekfinale: 44 herë
Në gjysmëfinale: 30 herë
Në finale: 18 herë
Fituese: 13 herë
Finale të humbura: 5 herë


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 23 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›